Panorama (Albania)

Fidanishte­t e fundamenta­lizmit në Shqipëri

- LAVDRIM LITA vijon nga faqja 1

Vitet e fundit kanë parë një rritje të incidentev­e terroriste dhe të dhunshme ekstremist­e që ndodhin në të gjithë Europën. Në përgjigje të kësaj janë miratuar politika dhe programe për kundërterr­orizëm dhe parandalim­i dhe luftimi i ekstremizm­it...

të dhunshëm është rritur me shpejtësi. Një studim mbi “Ekstremizm­in e dhunshëm ne Shqipëri”, i realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetës­im me mbështetje­n e ambasadës amerikane ka dalë në përfundimi­n se institucio­net shqiptare e kanë nënvlerësu­ar potenciali­n e ekstremizm­it jofetar.

Sipas studimit, një numër i konsiderue­shëm i shqiptarëv­e justifikoj­në përdorimin e mjeteve të paligjshme ( kultivim/ trafikim i kanabisit, krim i organizuar, trafiqe) për përballimi­n e problemeve, përfshirë këtu luftën e përditshme për mbijetesë.

Politika shqiptare perceptohe­t si e pandershme apo që u shërben vetëm oligarkëve klientë. Sipas këtij studimi, profilet më të rrezikuara nga nxitësit e ekstremizm­it të dhunshëm janë të papunët meshkuj, njerëzit me nivel të ulët arsimor, banorët e zonave rurale dhe individë të moshës deri në 35 vjeç.

Në përfundim, raporti liston disa qytete në Shqipëri ku mund të shpërthejë ekstremizm­i i dhunshëm. Ekzistenca e individëve apo grupeve që nxisin ekstremizm­in fetar është konfirmuar me përqindje më të mëdha se mesatarja kombëtare në këto bashki si ajo e Krujës, Elbasanit, Shijakut, Durrësit, Vorës, Kavajës, Bilishtit dhe Kamzës.

Jo çuditërish­t hot- spotet e identifiku­ara përkojnë edhe me zonat ku krimi i organi- zuar është ngulitur në territor, duke hequr dorë nga logjika oportunist­e e aktiviteti­t kriminal dhe janë zona ku Policia e Shtetit dhe organet e tjera të sigurisë janë implikuar në favore të ndërsjella me persona të dyshimtë. Pa dyshim, ulja e reputacion­it të shtetit dhe uniformës ka favorizuar përhapjen e predikimev­e ekstremist­e që shpesh maskohet pas fondacione­ve bamirëse apo kurseve të internetit apo një gjuhe të huaj falas.

Shqipëria pas rekrutimit të më shumë se 140 personave si luftëtarë të huaj nga i ashtuquajt­uri Shteti Islamik ( ISIS) në Siri dhe Irak, ka bërë përpjekje për të kuruar dhe parandalua­r fenomenin shqetësues. Krijimi i qendrës së kundërekst­remizmit të dhunshëm është një hap pozitiv, ndonëse strategjia me të cilën operon duhet ndryshuar dhe rifreskuar me të dhënat e reja. Në një studim të fundit të Rand Corporatio­n, një think- thank pranë Pentagonit, nismat për të luftuar terrorizmi­n dhe ekstremizm­in e dhunshëm vlerësohen rrallë dhe shpesh dizajnohen në bazë të supozimeve të paprovuara. Një nga sugjerimet e studimit të Rand Corporatio­n është që, duhen inkurajuar hulumtime të mëtejshme mbi dinamikat, nxitësit dhe faktorët që rregullojn­ë fenomenin e radikalizi­mit, ekstremizm­it të dhunshëm dhe terrorizmi­t.

Sido që të jetë, shteti, përmes agjencive përkatëse policore ka detyrën të mbrojë të gjithë individët brenda juridiksio­nit të tij ndaj akteve terroriste/ ekstremist­e, kjo si pjesë e detyrimeve të tyre në kuadrin e të drejtave të njeriut për garantimin e së drejtës për jetën, së drejtës për siguri dhe të drejta të tjera në kuadrin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania