Panorama (Albania)

Vrasja e mikut të Shullazit, lidhja me të rrëmbyerin në Vlorë

Policia: I arratisuri nga burgu pajtoi Albano Xhaferrin për ta nxjerrë në pritë. Harizaj e rrëmbeu dhe e vrau në Vlorë

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Vrasja e dyfishtë ku mbetën të vrarë Edison Harizaj dhe Genci Çaçi, është duke u hetuar nga Policia e Durrësit në bashkëpuni­m të ngushtë me Policinë e Tiranës dhe të Vlorës.

Hetimorët kanë marrë shkas nga një seri ngjarjesh kriminale, që fillesën e tyre e kanë para viteve 2000, në të cilat është dyshuar si i përfshirë Edison Harizaj. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, shënjestër e atentatit ka qenë 39- vjeçari Harizaj, baba i një fëmije 5 vjeç.

HETIMI Grupi i hetimit është përqendrua­r në dy pista, por pa përjashtua­r edhe të tjera për efekt të së shkuarës kriminale të Harizajt, ku ishte implikuar në vrasje, gjobëvënie dhe trafik droge. Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, një prej pistave kryesore mbetet larja e hesapeve mes grupeve kriminale. 39vjeçari njihej si mik i Shullazit. Ka dyshime të forta se eliminimi ka ardhur pikërisht për shkak të implikimit të tij në krime të rënda, të ideuara dhe urdhëruara prej Emiljano Shullazit. Një tjetër pistë që po hetohet është ajo e vrasjes për hakmarrje, pasi emri i Harizajt doli në skenë nga një i penduar i vetëdorëzu­ar në Policinë e Fierit, i cili deklaronte se Albano Xhaferri, i kthyer nga Belgjika, ishte vrarë në Vlorë me porosi të Edison Harizajt.

Burime nga grupi hetimor thanë se ka dyshime të forta se plani për ekzekutimi­n e 39- vjeçarit kishte nisur kohë më parë, por ishte dekonspiru­ar. Për këtë shkak, Harizaj mori masa duke hequr qafe Albano Xhaferrin, i cili sipas të dhënave ishte pajtuar që në Belgjikë që të kthehej në Vlorë për ta mbajtur Harizajn nën vëzhgim. “Sipas hetimeve të deritanish­me, i zhdukuri në Vlorë Albano Xhaferri ishte caktuar që të mbante nën vëzhgim Harizajn dhe mikun e tij, i cili më herët i kishte shpëtuar një atentati për të kuptuar rutinën e tyre. Xhaferri ishte porositur t’i gjente banesat, makinat, vendet që frekuenton­in më tepër në mënyrë që të ndërtohej një pritë për t’iu bërë atentat. Për këtë detyrë që ai e kishte marrë nga Belgjika, Xhaferri kishte vënë në dijeni edhe shokun e tij, Elton Troqe. Por vetëm pak ditë pasi Xhaferri erdhi në Vlorë për të kryer porosinë, u zbulua prej Harizajt. Dy të rinjtë humbën kontaktet me familjarët dhe dyshohet të jenë vrarë”, thanë burime nga grupi hetimit, që po analizojnë edhe qelizat telefonike të Harizajt si edhe personat që dyshohet se i kanë nxjerrë në pritë të fortin e Vlorës. “Dyshojmë se autori është një person me precedentë penalë i dënuar për vrasje, që ka mundur të arratiset nga burgu dhe prej kohësh strehohet në Belgjikë. Ai cilësohet si njeri i rrezikshëm dhe pjesë e një bande kriminale në Vlorë”, thanë burime nga Policia, pa përjashtua­r as pistën e një ngjarjeje kriminale që ka lidhje me bandën e Shullazit.

DINAMIKA E ATENTATIT Ekspertët e krimeve thonë se atentati ndaj Harizajt është kryer në mënyrë të organizuar. Ekzekutorë­t, që mendohet se janë më shumë se pesë persona, kanë vënë në jetë një skenar thuajse të pamundur për ta realizuar. Sipas ekspertëve, plani i ekzekutorë­ve ka qenë i hartuar shumë mirë dhe ka funksionua­r në precizion. Ata kanë marrë informacio­n të hollësishë­m se ku ndodhej Harizaj në Tiranë dhe kanë mbajtur në vëzhgim lëvizjet e 39- vjeçarit. Më pas e kanë ndjekur makinën e tij, ndërkohë që bashkëpunë­torët e tyre kanë zënë pritën në zonën e Unazës së Durrësit ( në afërsi të mbikalimit të Plepave). Gjithçka rezulton se ishte organizuar me përpikëri nga ana e autorëve. Personat që i ishin vënë nga pas makinës me të cilën udhëtonte Edison Harizaj dhe Genci Çaçi informonin për vendndodhj­en herë pas here bashkëpunë­torët e tyre, që ndodheshin në afërsi të Plepave në pritje. Sapo Harizaj dhe Çaçi janë afruar në zonën e Plepave, një automjet ku ndodhej pjesa tjetër e grupit ka hyrë në kundërvajt­je në korsinë ku Harizaj po udhëtonte nga Tirana në Vlorë. Ai ka ulur shpejtësin­ë për të shmangur automjetin që po vinte drejt tyre kundërvajt­je dhe në një moment devijon në rrugë dytësore për të evituar përplasjen. Por pikërisht në rrugën dytësore ishin vendosur ekzekutorë­t, të cilët kanë qëlluar menjëherë në drejtim të makinës së tyre, duke derdhur të paktën dy karikatorë kallashnik­ovi ( 60 plumba). Në vendin ku autorët kanë zgjedhur të kryejnë krimin nuk ka asnjë pamje filmike dhe as ndriçim.

 ??  ??
 ?? Vendi ku ndodhi ngjarja ??
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Viktima Genci Çaçi
Viktima Genci Çaçi
 ??  ?? Viktima Edison Harizaj
Viktima Edison Harizaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania