Panorama (Albania)

PD insiston për arrestimin: Dako me Ramën ranë në grackën e dosjes “339”

-

Partia Demokratik­e e ka të panegociue­shëm arrestimin e kryebashki­akut të Durrësit, Vangjush Dako. Në një thirrje të përditshme drejtuar organit të Prokuroris­ë dhe Policisë së Shtetit, PD e akuzon Dakon për krimin elektoral dhe bisedat me përfaqësue­s të krimit të organizuar për të mbledhur vota. Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Enkelejd Alibeaj, kujtoi se dosja “339” është “gracka ku hajduti është kapur si laraska”. “Me shpresën se ndonjë skandal tjetër do të dalë, që të mbulojë vjedhjen e votave, me shpikjen e dorëheqjev­e të detyruara, me panikun që e ka kapur duke emëruar nëpunës të oborrit në krye të Ministrisë së Brendshme, me stisjen e gjasme konfliktev­e kushtetues­e me kreun e shtetit, ndërkohë që Gjykatën Kushtetues­e e rrënoi pikërisht ai, Edi Rama nuk po gjen qetësi, sepse makthi i dosjes ‘ 339’ e përndjek ngado. Dosja ‘ 339’ është ‘ gracka ku hajduti është kapur si laraska’. Përgjimet e dosjes ‘ 339’ kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshë­m me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës”, deklaroi Alibeaj. Deputeti demokrat kujtoi se përgjimet e publikuara në media përfaqësoj­në vetëm majën e ajsbergut. “Deri tani janë publikuar vetëm 3 përgjime, që janë maja e ajsbergut e provave se Vangjush Dako e qeveris Durrësin me bandat më të rrezikshme, njësoj si Edi Rama qeveris vendin me krimin e organizuar. Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë, sepse faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Duhet të jetë në burg jo vetëm për këtë, por edhe sepse çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarë­t, i ndihmuar plotësisht nga Kryeminist­ri i vendit Edi Rama. Kjo grackë, të cilën e kanë ngritur ata vetë për të kapur shqiptarët, duke iu vjedhur votën e duke i vendosur nën përdhunën e krimit, në fakt, është makthi i Edi Ramës, Vangjus Dakos dhe kriminelëv­e me të cilët bashkëpuno­jnë”, u shpreh deputeti i PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania