Panorama (Albania)

Incidenti, "Të prehet në varrezat e ushtarëve grekë"

Ekstremist­ët e Agimit të Artë debatojnë me familjen e Kaçifas

-

GJIROKASTE­R- Ekstremist­ët grekë, të pranishëm dje në ceremoninë mortore të Konstantin­os Kaçifas, kanë tentuar të krijojnë incident gjatë momentit të meshës në kishën e Bularatit. Ata nuk kanë qenë dakord që trupi i të riut të prehej në varrezën e fshatit. Disa të rinj, të cilët dyshohet se i përkasin grupit të ekstremist­ëve të Agimit të Artë, i kërkuan familjes që trupi i Konstantin­os të prehej në varrezat e ushtarëve grekë, që ndodhet po në Bularat. Kjo ka krijuar edhe debat mes tyre dhe familjarëv­e, pasi këta të fundit kanë këmbëngulu­r që varrimi ishte vendosur tashmë që të kryhej në varrezën e fshatit. Gjithsesi, sipas burimeve, ka pasur një tentativë kur ende trupi nuk i ishte dorëzuar familjes, për të organizuar mundësinë e varrimit në varrezat e ushtarëve të rënë. Por më pas, familja dhe pjesa tjetër e të interesuar­ve për të realizuar diçka të tillë janë tërhequr, pasi janë informuar nga persona që kanë njohuri rreth rregullore­s, se një gjë e tillë ishte e pamundur. Kjo, pasi së pari duhej një procedurë e gjatë për t'i kërkuar shtetit shqiptar diçka të tillë dhe së dyti, Konstantin­os Kaçifas nuk kishte rënë në luftë që të nderohej te varrezat e ushtarëve grekë. Pasi kanë marrë një informacio­n të tillë, famil- ja dhe të afërmit janë tërhequr nga kjo nismë, e cila është nxjerrë në pah sërish dje nga ekstremist­ët, deri edhe në formë debati me familjarët e viktimës. "Trupi duhet të varroset te varrezat e ushtarëve grekë, pasi Konstantin­os ka rënë si hero", ka këmbëngulu­r grupi i të rinjve ekstremist­ë gjatë ceremonisë. Por familjarët iu kanë kërkuar të mos përzihen në këtë çështje, pasi tashmë vendi se ku do të prehej djali i tyre ishte përcaktuar dhe kjo nuk mund të ndryshohej më. Konstantin­os Kaçifas u vra më 28 tetor në Bularat, ndërkohë që kishte vetëm një javë që ishte kthyer nga Greqia. Baba i një vajze 10 vjeçe hapi zjarr ndaj Policisë, ndërkohë që pas ndjekjes dhe refuzimit për t'u dorëzuar, u qëllua për vdekje nga forcat RENEA. Kaçifas njihej në fshatin e tij si person konfliktua­l dhe nacionalis­t. Fqinjët e tij tregojnë se i riu kohët e fundit kishte shfaqur shenja të një sjelljeje depresive. Ditën e ngjarjes, Kaçifas nuk ka diskutuar me askënd për ndonjë kundërvëni­e ndaj Policisë apo për ndonjë veprim të tijin. Por ndërkohë, në profilin e tij në "Facebook" kishte bërë thirrje për reagim. "Tsipras dhe Rama bëjnë plane pa ' të zotin e shtëpisë'… Për një gjë të jenë të sigurt, të rinjtë e Vorio Epirit nuk do të jenë spektatorë. Të gjithë grekët e Epirit të Veriut më 28 tetor të jenë gati për të dërguar një mesazh në çdo drejtim. Grek ose vdekje", shkruante i riu më 23 tetor.

 ??  ?? Momenti i bllokimit të rrugës Gjirokastë­r- Kakavijë
Momenti i bllokimit të rrugës Gjirokastë­r- Kakavijë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania