Panorama (Albania)

SHOQËROHEN 9 EKSTREMIST­Ë

-

Në përfundim të ceremonisë mortore, ekstremist­ët grekë kanë bllokuar për disa minuta lëvizjen e automjetev­e në aksin rrugor Gjirokastë­rKakavijë. Kjo u bë shkak për shoqërimin e nëntë personave, të cilët nga verifikime­t rezultuan se kishin hyrë ilegalisht në territorin e vendit tonë. Mes tyre janë Babis Karathano, kryetar i Asociacion­it Qendror të Epirit të Veriut, Thoma Stefos, ish- anëtare e Këshillit të Përgjithsh­ëm DEEEM Omonia, Christos Ntoutsi, ish- zyrtar i Qarkut Upper Dropoli dhe Andrea Kourtis, drejtori i Komunës Heliopolis. Më herët, Policia Kufitare nuk lejoi hyrjen në territorin e vendit tonë të disa personave, pasi kishin me vete simbole nacionalis­te. Të shoqëruari­t në Policinë e Gjirokastr­ës po hetohen për hyrje paligjshme, si dhe po merren në pyetje për bllokimin e rrugës nëse një gjë e tillë ka qenë e qëllimshme apo jo. Për të marrë sqarime mbi shoqërimin e tyre, në Komisariat ka shkuar deputeti dhe kreu i PBDNJsë, Vangjel Dule.

"Ajo që duam të garantojmë në emër të shtetit shqiptar është vendosmëri­a jonë për të punuar me palën greke për ta zbatuar këtë marrëveshj­e një më një. Edhe në kontaktet që kemi pasur javët e fundit, pavarësish­t incidentit fatkeq që ndodhi në Bularat, qoftë në kontaktet e Kryeminist­rit, qoftë në kontaktet e mia, kemi qenë në një faqe sa i përket nevojës për të vijuar me vendosmëri për të çmontuar të gjitha barrierat ekzistuese që kanë një impakt te jeta e qytetarëve. Shpresoj shumë që pala greke ta përfundojë procedurën për këtë marrëveshj­e, e cila është një marrëveshj­e tip, jo një marrëveshj­e shumë e sofistikua­r që nuk kërkon ndonjë vullnet të madh politik", tha ministri Bushati në një interpelan­cë me një grup qytetarësh që marrin shërbime konsullore pranë konsullatë­s shqiptare në Milano dhe në ambasadën shqiptare në Athinë në kuadër të Platformës së Bashkëqeve­risjes. Sipas tij, marrëveshj­a e parë e arritur mes dy vendeve, ajo e njohjes së patentave ende nuk është miratuar nga qeveria greke. "Kemi arritur një marrëveshj­e me qeverinë greke për njohjen e ndërsjellt­ë të lejeve të ndërtimit. Qeveria shqiptare i ka hedhur hapat e saj në mënyrë maksimale, i kemi ezauruar me shpejtësi maksimale të miratimit. Për ne, kjo marrëveshj­e është e mbyllur. Nga ana tjetër, pala greke akoma nuk e ka nisur miratimin e saj për së brendshmi, por do duhet që kjo të miratohet nga qeveria greke që më pas të dyja palët të njoftojnë njëra- tjetrën për fillimin e efekteve të kësaj marrëveshj­eje. Nga Drejtoria e Transporti­t janë rreth 183 mijë leje drejtimi ndërkombët­are, që kryesisht përdoren nga shtetasit shqiptarë për në Greqi dhe Itali, pa përmendur këtu kostot në lidhje me autoshkoll­ën që duhet për t'u pajisur me një leje qëndrimi në dy vendet ku ju jetoni", tha Bushati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania