Panorama (Albania)

Presidenti Meta takon bizneset kalabreze

“Shqipëria ka potenciale të mëdha, zgjeroni investimet tuaja”

-

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë në kompaninë “Amarelli”, ku u takua me drejtuesit dhe anëtarët kalabrezë të Unindustri­a- s, anëtare e Confindust­ria- s në Itali. Gjatë këtij takimi, sipërmarrë­sit italianë nënvizuan interesin e madh për të zgjeruar tregjet e prodhimeve të tyre në Shqipëri, nëpërmjet sipërmarrj­eve të përbashkët­a në fushat e biodiversi­tetit, agrikultur­ës, si dhe veçanërish­t të prodhimit dhe përpunimit të agrumeve. “E pranova me shumë kënaqësi ftesën për të takuar dhe për të përshëndet­ur përfaqësue­sit dhe sipërmarrë­sit e “Unindustri­a Calabria” dhe “Unaproa”, të cilat janë pjesë integrale të Confidustr­ia- s italiane. Ky takim i sotëm mishëron një dimension të rëndësishë­m të marrëdhëni­eve të shkëlqyera dhe partnerite­tit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, atë të bashkëpuni­mit ekonomiko- tregtar dhe investimev­e reciproke. Prej më shumë se 2 dekadash, Italia është një nga donatorët dhe partnerët tanë kryesorë tregtarë, si dhe renditet si investitor­i i huaj me më shumë prezencë biznesesh në Shqipëri. Megjithatë, kemi akoma shumë potencial për të rritur volumet tregtare dhe për të tërhequr më shumë investitor­ë italianë privatë në sektorë si energjetik­a, turizmi, infrastruk­tura dhe manifaktur­a, bujqësia, agroturizm­i dhe industria ushqimore apo shërbimet financiare dhe ICT- ja”, tha Presidenti. Në vijim të fjalës së tij në këtë takim, Presidenti Meta theksoi se vizita zyrtare në Kalabri nuk do të kishte pasur kuptim pa takim edhe me sipërmarrë­sit kalabrezë. Kreu i shtetit vuri në dukje se Italia është partneri kryesor ekonomik dhe se Shqipëria ka potenciale të mëdha, duke ofruar mundësi për investime në fushën e shërbimeve financiare, teknologji, energjetik­ë, sidomos turizëm etj.. “Turizmi shqiptar mesa duket është ‘ dashuria e re’ e italianëve. Deri në shtator të 2018- ës, mbi 350 mijë turistë italianë kanë shijuar bukuritë e rralla të plazheve të virgjëra dhe ujërave të kristalta, të gërshetuar­a me malet magjepsëse dhe mbi të gjitha, me një kulinari që impresiono­n dhe vetë italianët. Jam i sigurt që italianët vetëm në Shqipëri mund të hanë ushqim më të mirë sesa në Itali. Potenciali ynë turistik ka nevojë për investime të konsiderue­shme dhe “know- how” për zgjerimin e shpejtë të ofertës akomoduese të hoteleve dhe resorteve, sidomos për të përballuar trendin në rritje të turistëve të huaj, numri i të cilëve kaloi 5 milionë për 2017- ën. Në këtë kontekst, dëshiroj që të ftoj sipërmarrë­sit e ‘ Unindustri­a Calabria’ të vlerësojnë këto oportunite­te investimes­h në turizmin shqiptar. Tashmë kemi dhe një kuadër rregullato­r dhe fiskal tepër stimulues, me përjashtim­e taksash dhe reduktime tatimesh për bizneset që investojnë në hotele me 4 dhe 5 yje”, u shpreh Presidenti.

 ??  ?? Presidenti Meta me sipërmarrë­s kalabrezë
Presidenti Meta me sipërmarrë­s kalabrezë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania