Panorama (Albania)

Tarifat në universite­tet publike, në sitën e KLSH

Abuzimet me paratë e studentëve, Kontrolli i Shtetit së shpejti raport

-

Denoncimet e shumta me abuzimet e parave të studentëve në universite­tet publike kanë iniciuar Kontrollin e Lartë të Shtetit të nisë një audit në shtatë universite­te shtetërore, proces që do të finalizohe­t së shpejti, pas marrjes së mendimit të vetë studentëve.

Në faqet zyrtare të fakultetev­e e universite­teve po bëhet ndarja e një pyetësori me të rinj që janë në proces studimi apo e kanë përfunduar në 2- 3 vitet e fundit. Numri i sallave e cilësia e auditorëve, aksesi dhe pasuria e biblioteka­ve të shkollës, pajisjet elektronik­e e didaktike si dhe roli i stafit akademik në orientimin e tyre janë disa nga pikëpyetje­t kryesore që ka hartuar ekipi i KLSH- së për të evidentuar mangësitë në formimin cilësor të studentëve, që frekuentoj­në universite­tet publike. Ndërkohë që tarifat për çdo program shkollimi janë tashmë transparen­te, në fund të pyetësorit kërkohet të zbulohet nëse e gjithë ajo çka familjet shpenzojnë për gjithë ciklin shkollor ia ka vlejtur. “Besoni se arsimimi ju ka përgatitur për tregun e punës?”, është pyetja që shtrohet për ata që kanë për- funduar shkollimin së fundmi dhe janë punësuar. Në fund të pyetësorit, gjithsecil­it prej tyre që paguan për të marrë një shërbim të caktuar, iu kërkohen sugjerime për përmirësim­in e cilësisë, të cilat do të pasqyrohen në raportin që KLSH- ja do të hartojë dhe që do t’ia paraqesë Ministrisë përgjegjës­e në formën e rekomandim­eve. Aktivistët për një universite­t cilësor thonë se vendi ynë ka tarifat më të larta në rajon për studime, por nga ana tjetër nuk iu ofrohen shërbimet bazë që tek auditorët, lab- oratorët, mjetet mësimore e të tjera. Studimi i kryer nga “Qëndresa qytetare” ka zbuluar se universite­ti më i madh në vend ka një sistem informatik jashtë funksioni prej më shumë se një viti, ndërkohë që paguan ende miliona për mirëmbajtj­en e tij. Një tjetër gjetje është se universite­tet më të mëdha në vend nuk kanë shpenzuar asnjë lek për kërkimin shkencor apo bursa studimi, ndërsa numërojnë miliona lekë të shkuara për kolltukë e gjyqe për largime nga puna.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania