Panorama (Albania)

Furnizimi me ujë në Tiranë, Veliaj: Dyfishojmë kapaciteti­n e Bovillës

-

Dyfishimi i kapaciteti­t të filtrimit të ujit në Bovillë dhe një linjë e re në zonën e Yzberishti­t, pritet të përmirësoj­në furnizimin me ujë në Tiranë. Projektet i bëri të ditura kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nga konferenca më e madhe ballkanike me tematikë “Uji dhe natyra”, zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. “Në Bashkinë e Tiranës kemi filluar një seri ndërhyrjes­h me kolegët hungarezë, me të cilët kemi një bashkëpuni­m të shkëlqyer. Kemi filluar dy ndërhyrje të rëndësishm­e për qytetin tonë: së pari, për dyfishimin e të gjithë kapaciteti­t në zonën e Bovillës, ku kemi shtuar filtrimin e mandej për të lidhur një linjë direkte në disa nga zonat me banorë të rinj të Tiranës, duke nisur nga sheshi “Shqiponja”, deri te Fabrika e Miellit, që njihet si zona e Unazës së Re, një zonë e cila në letra ka 7 mijë banorë, por në realitet është 70 mijë banorë”.

Kryebashki­aku vlerësoi takimin e një dite më parë si një mundësi të shkëlqyer për t’u takuar me kolegë nga vende të huaja, me qëllim për të mësuar më shumë për këtë sektor dhe për t’i përkthyer dijet në projekte konkrete. Duke folur mbi projektet e tij për Tiranën, Veliaj nënvizoi se gjatë këtyre 3 dekadave në kryeqytet është 5- fishuar numri i popullsisë e për rrjedhojë, edhe nevoja për ujë. Nisur nga kjo, ai përfitoi nga pjesëmarrj­a në konferencë për t’iu kërkuar qytetarëve të mos abuzojnë. “Uji është një nga këto historitë që duhet marrë me seriozitet çdo ditë, si një mall, i cili mbart jetën në komunitete­t tona”, nënvizoi kryetari. Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është shndërruar tashmë në eventin më të madh në ndarjen dhe shkëmbimin e informacio­nit në sektorin e ujit të Ballkanit Perëndimor. Ajo u organizua nga Shoqata Ujësjellës- Kanalizime e Shqipërisë, në bashkëpuni­m me Shoqatën e Ujësjellës- Kanalizime Kosovë.

 ??  ?? Veliaj, dje gjatë konferencë­s
Veliaj, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania