Panorama (Albania)

Prokurori Troci sot para vetingut, pasuria iu rrit 28 herë për 14 vjet

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it i është rikthyer listës prioritare të vetingut me thirrjen në seancë dëgjimore të prokurorit të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Ramadan Troci, të premten. Troci është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë- institucio­n që pret përfundimi­n e tre kandidatëv­e të fundit për t'u ngritur. Hetimi administra­tiv për Ramadan Trocin është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Pamela Qirko dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Suela Zhegun, shkruan BIRN- i. Prokurori Troci e ka nisur karrierën në institucio­nin e akuzës në vitin 2000 dhe përgjatë një dekade ka punuar si prokuror në Bulqizë dhe në Dibër. Në vitin 2012, ai u transferua në Prokurorin­ë e Tiranës, në vitin 2014 në Prokurorin­ë e Vlorës dhe prej vitit 2016 punon si prokuror në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Të dhënat e siguruara nga BIRN- i tregojnë se prokurori Troci zotëronte vetëm një makinë me vlerë 300 mijë lekë në vitin 2003, kur deklaroi pasurinë për herë të parë në Inspektora­tin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Troci është rritur me 28 herë, duke kapur vlerën e 8.5 milionë lekëve. Të dhënat e siguruara tregojnë se pasuria familjare e prokurorit Troci përbëhet nga një shtëpi e deklaruar në vlerën 5.4 milionë lekë, likuiditet­e prej 2.1 milionë lekësh në bankë, 900 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 300 mijë lekë. Të ardhurat familjare të Trocit kapin vlerën e 25.5 milionë lekëve për periudhën 20032017. Rreth 99 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e tij dhe të familjarëv­e, ndërkohë që 1 për qind përbëhet nga të ardhurat nga qiraja dhe interesat bankare. BIRN- i kreu kontrollin aritmetik/ logjik për 14 vitet e deklarimit të prokurorit Ramadan Troci dhe të gjitha deklaratat e pasurisë rezultojnë pa probleme. Prokurori Troci ka qenë personi që ka firmosur urdhërarre­stin ndaj ish- guvernator­it të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili u arrestua përkohësis­ht më 5 shtator të vitit 2014. Gjithashtu, Troci ka firmosur urdhërarre­ste edhe për ish- zyrtarë të tjerë si ish- kryebashki­akun e Vlorës, Shpëtim Gjika. Megjithatë, si Fullani ashtu edhe Gjika u shpallën të pafajshëm nga Gjykata. Bashkë me Trocin, ditën e nesërme do të jetë në veting edhe Arta Vorpsi, këshilltar­e ligjore në Gjykatën Kushtetues­e.

 ?? Ramadan Troci ??
Ramadan Troci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania