Panorama (Albania)

Ish- i dënuari për plagosje ndalohet për dhunë në familje

Ndriçim Elezit i gjenden edhe armë e municion në shtëpi

-

Një 35- vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ishte denoncuar dy ditë më parë nga një i afërm i tij për dhunë në familje.

Ngjarja ishte denoncuar në Komisariat­in Nr. 3 nga i dëmtuari dhe shërbimet kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit në Babrru, por ai ndërkohë ishte larguar. Bëhet fjalë për shtetasin Ndriçim Elezi, me precedentë të mëparshëm penalë, ish- i dënuar për plagosje. Megjithëse shërbimet e Policisë nuk e kanë gjetur në shtëpi, kanë ushtruar një kontroll ku kanë gjetur edhe armë e municion, që ai i mbante pa leje. Ndërsa 24 orë më vonë, oficerët e Komisariat­it Nr. 3 kanë arritur të gjejnë dhe të arrestojnë autorin e dyshuar të ngjarjes, që ndër të tjera akuzohet edhe për prishje të qetësisë publike. "Në vijim të komunikatë­s që bën fjalë për veprën penale ' Dhunë në familje', ' Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit' dhe ' Prishje e qetësisë publike', më datë 07.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Ndriçim Elezi, 35 vjeç, banues në Babrru, i dënuar më parë", tha zyrtarisht Policia e Tiranës. Burimet thanë se ai ishte proceduar edhe herë të tjera për dhunë në familje, por edhe konflikte që kishte pasur me fqinjët. Por rasti më i rëndë ka qenë më 6 prill të vitit 2012, kur ai ishte 28 vjeç dhe u arrestua pasi plagosi me thikë një bashkëmosh­atarin e tij, që e kishte edhe fqinj. Policia e Tiranës tha në atë kohë se kishte vënë në pranga shtetasin Ndriçim Elezi, i akuzuar për plagosjen e rëndë me dashje të një bashkëmosh­atari të tij në zonën e Babrrusë në kryeqytet. Ndriçim Elezi, banues në Babrru, ishte i dënuar më parë edhe për vjedhje me armë. Ngjarja, për të cilën ai u arrestua 6 vite më parë, lidhej me faktin se në Babrru, Ndriçim Elezi pas një konflikti të çastit kishte goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit 28- vjeçarin Sadik Ll., edhe ky banues në Babrru, duke e plagosur rëndë. Policia e Tiranës njoftonte se Sadik Ll. ishte dërguar menjëherë pas plagosjes në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, ai kishte luftuar me vdekjen për disa orë për shkak të plagëve të rënda. Ndriçim Elezi u arrestua për konsumin e veprës penale "plagosje e rëndë me dashje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania