Panorama (Albania)

Ndalohen dy shoferë urbanësh, rezultuan nën efektin e alkoolit

- Xhavit Shyti

TIRANR - Dy drejtues autobusësh të linjave urbane në Tiranë janë ndaluar dje, pasi kanë rezultuar nën efektin e alkoolit. Ndërsa mësohet se për 34 të tjerë janë vendosur gjoba, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Drejtuesit e urbanëve që bëjnë linja të ndryshme në kryeqytet, herë pas here janë bërë shkak i aksidentev­e, ndonjëherë edhe me pasojë, kjo për shkak se drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit. Vazhdimish­t Policia Rrugore i ka mbajtur nën kontroll me plane masash, madje edhe duke arrestuar disa prej tyre. Kohët e fundit, qytetarët janë ankuar në Policinë Rrugore, por edhe duke telefonuar në sallën operative, për shkeljet që shoferët urbanëve kanë kryer në rrugët e Tiranës, duke u rrezikuar jetën. "Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga shqetësime­t e shumta të adresuara në numrin emergjenca­ve 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimi­t nga drejtuesit e mjeteve të transporti­t publik qytetas, kryesisht telefonata për përdorim alkooli nga drejtuesit e autobusëve, manovra të rrezikshme në rrugë, mosrregull­im shpejtësie etj., organizoi disa pika kontrolli me aparat drager në orët e para të mëngjesit, me qëllim verifikimi­n dhe kontrollin e nivelit të alkoolit te drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie, ku përgjatë 1 ore u verifikuan dhe kontrollua­n 78 autobusë të linjave të ndryshme urbane dhe vetëm dy prej tyre rezultuan nën efektin e alkoolit. Gjithashtu, përgjatë kontrollev­e u vendosën edhe 34 masa administra­tive, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimi­t rrugor", tha dje Policia.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania