Panorama (Albania)

Ryshfet bizneseve, pranga tre tatimorëve nga Tirana

Për punonjësit e Drejtorisë së Përgjithsh­me pati denoncime

-

Tre punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve në Tiranë janë arrestuar dje në Korçë, pasi janë të dyshuar se, duke shpërdorua­r detyrën, iu merrnin para subjekteve të ndryshme tregtare në këmbim që të mos iu vendosnin masa administra­tive.

Policia e Korçës kishte marrë informacio­n nga biznese të dëmtuara dhe të gjobitura nga punonjësit e tatimeve të ardhur nga Drejtoria e Përgjithsh­me, ndaj edhe kanë nisur hetimet. Pasi kanë mundur të dokumentoj­në pretendime­t e bizneseve, blutë organizuan operacioni­n e koduar "Pritja" dhe arrestuan tre tatimorët. Sipas Policisë, të arrestuari­t janë shtetasit Maluen Hoxha, Alban Kapo dhe Idajet Vrapi. "Specialist­ët e Seksionit për Krimin Ekonomik - Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kanë finalizuar operacioni­n e koduar "Pritja", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Maluen Hoxha, 30 vjeç, banues në Tiranë, Alban Kapo, 28 vjeç, banues në Durrës dhe Idajet Vrapi, 28 vjeç, banues në Durrës, të tre me detyrë punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve Tiranë", thuhej në njoftimin e dhënë dje nga Policia e Korçës. Sipas të dhënave, këta punonjës në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, dyshohet se kanë shpërdorua­r detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekësh, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administra­tive. Sipas njoftimit, materialet në ngarkim të tre tatimorëve i kaluan Prokuroris­ë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248/ 25 dhe 259/ 25 të Kodit Penal. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se tre punonjësit e tatimeve nga Drejtoria e Përgjithsh­me në Tiranë kanë ardhur edhe më parë në Korçë për kontrolle të subjekteve. Zakonisht, punonjësit nga Drejtoria e Përgjithsh­me shkojnë për kontrolle të befasishme në subjekte të ndryshme, duke iu kërkuar atyre të dhëna e do- kumente të plota që tregojnë se nuk po kryejnë evazion dhe fshehje të të ardhurave. Ata kontrolloj­në bilance e fatura dhe në rastet kur konstatojn­ë shkelje, mund të vendosin masa të rrepta administra­tive. Pikërisht për të shmangur masa të tilla, ata iu kërkojnë ryshfet bizneseve. E njëjta skemë dyshohet të jetë përdorur edhe nga ana e tre tatimorëve të ardhur nga Ti- rana. Burime të Policisë bënë të ditur se ata gjobisnin subjektet edhe për shuma 10 mijë lekë, në këmbim që të mos iu vendosnin masën administra­tive, e cila do të ishte disa herë më e lartë. Përballë një

Policia e Korçës kishte marrë informacio­n nga biznese të dëmtuara dhe të gjobitura nga punonjësit e tatimeve të ardhur nga Drejtoria e Përgjithsh­me, ndaj edhe kanë nisur hetimet. Pasi kanë mundur të dokumentoj­në pretendime­t e bizneseve, blutë organizuan operacioni­n e koduar "Pritja" dhe arrestuan tre tatimorët

zgjedhjeje të tillë, subjektet kanë qenë të detyruara të japin ryshfet në shumat e kërkuara, në mënyrë që të mos paguajnë gjobat e majme që do t'u duhej t'i derdhnin në arkën e shtetit.

 ??  ?? Drejtoria e Policisë Korçë
Drejtoria e Policisë Korçë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania