Panorama (Albania)

Përplasja e dy makinave u merr jetën dy këmbësorëv­e

-

KORÇE - Dy viktima dhe dy të plagosur, në dy aksidente brenda një ore në Korçë. Aksidenti më i rëndë ndodhi pasditen e së enjtes në qytetin e Korçës, ku babë e bij humbën jetën. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen 18 të qytetit, në afërsi të Unazës, ku dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe më pas njëra prej tyre ka devijuar nga rruga, duke hipur mbi trotuar. Kjo gjë rezultoi fatale për dy këmbësorë që po kalonin aty pranë. Sokol Hoxha, 33 vjeç, dhe vajza e tij P. Hoxha, 6- vjeçare, po shkonin drejt shtëpisë së tyre dhe po ecnin në trotuar kur u goditën nga njëri prej automjetev­e të përplasura. Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash dhe po ashtu goditja e menjëhersh­me e dy mjeteve dhe më pas një automjet hipi mbi trotuar dhe mori përpara këmbësorët. Në vendin e ngjarjes shkoi policia, e cila ka nisur hetimet duke zbardhur dinamikën e ngjarjes, ndërsa janë shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve Petrit Kupe dhe Lorenc Pallashi. Sipas të dhënave zyrtare të Policisë, janë përplasur mjetet tip "Volkswagen" me targa AA837UJ me drejtues Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas- Maliq, ish- kryetar i Komunës Libonik, aktualisht drejtor i Ujësjellës­it në Maliq, si dhe mjeti tip "Benz" me targa AA831AA me drejtues shtetasin L. P., 29 vjeç, banues në fshatin Zerec. Ka qenë pikërisht ky i fundit, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit ka devijuar me fuoristrad­ë dhe ka goditur dy këmbësorët. Ndërkohë, një orë pas këtij aksidenti të rëndë, një tjetër aksident është regjistrua­r në aksin nacional Korçë- Pogradec, si pasojë e të cilit është plagosur një person. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Velitërnë, ku një automjet ka përplasur një person, i cili udhëtonte me karrocë. Si pasojë e goditjes, personi është rrëzuar nga karroca dhe ka mbetur i plagosur, ndërsa është transportu­ar menjëherë në spital. dh. ç

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania