Panorama (Albania)

Të shtëna masive në Kaliforni, ishmarinsi vret 12 njerëz dhe veten

-

Të shtënat masive mbrëmjen e së mërkurës në një lokal në Thousand Oaks në Kaliforni kanë marrë jetën e 12 personave dhe kanë lënë të plagosur rreth 15 të tjerë. Shumica e njerëzve që frekuenton­in atë lokal ishin të rinj rreth 18- vjeçarë. Sipas raportimev­e, të shtënat kanë filluar të mërkurën në orën 23: 20 ( ora lokale) në zonën që gjendet rreth 65 kilometra në veriperënd­im të Los Anxhelos. Zyrtarët kanë konfirmuar që i dyshuari është i vdekur dhe se sulmi ka rezultuar me të paktën 12 viktima. Të paktën 200 persona kanë qenë brenda lokalit, meqë aty ishte organizuar një festë studentësh. “Kur Policia ka mbërritur, kanë dëgjuar të shtëna të vazhdueshm­e, sepse sulmuesi ka qenë aktiv”, tha zëdhënësi i sherifit të Qarkut Ventura, Eric Buschow. Dëshmitarë­t e kanë përshkruar momentin e sulmit dhe panikun në lokal. Njerëzit kanë thyer dritaret me karrige për të ikur dhe janë strehuar nëpër tualete. Sulmuesi është identifiku­ar si Ian Long, 28 vjeç, një ishmarins. Ai ishte veshur me të zeza dhe ka qëlluar të paktën 30 herë me një pistoletë të kalibrit 45. Sipas dëshmitarë­ve, ka lëshuar edhe granata tymuese për të krijuar konfuzion mes njerëzve. Pasi vrau 11 njerëz që ndodheshin në lokal dhe një ndihmësshe­rif, sulmuesi vrau veten. Bashkë me të janë 13 të vdekur. Long njihej për his- tori me probleme mendore. Shumë kohë më parë ai u kurua nga ekspertë të shëndetit mendor. Të mbijetuari­t nga të shtënat thanë se ai dukej sikur e dinte se çfarë po bënte, ndërsa vazhdimish­t qëllonte me pistoletë e tij “Glock 45” të blerë ligjërisht. Kur policët e parë arritën në vendin e ngjarjes tri minuta pasi u njoftuan, Long qëlloi një prej tyre shumë herë dhe më pas vrau veten. Deri në kohën kur ekipet speciale SËAT arritën në vendngjarj­e, ai kishte vdekur. Trupi i tij u gjet në një zyrë brenda lokalit. Ndihmësshe­rifi 29vjeçar që u qëllua prej tij vdiq më vonë në spital. Të enjten, Presidenti Trump shkroi rreth të shtënave në masë: “Jam informuar plotësisht për të shtënat e tmerrshme në Kaliforni. Zbatuesit e ligjit që mbërritën të parët, së bashku me FBI- në, shkuan në vendngjarj­e menjëherë...” Trump ka përgëzuar Policinë për ndërhyrjen e guximshme. “Patrullat e Autostradë­s Kalifornia­ne ishin në vendngjarj­e brenda 3 minutash dhe oficeri i parë që hyri u qëllua shumë herë. Ai vdiq në spital. Zoti i bekoftë të gjitha viktimat dhe familjet e viktimave. Faleminder­it zbatuesve të Ligjit”, tha Trump. Ndërsa sherifi i Qarkut Ventura, Geoff Dean, tha se skena e krimit ishte më e keqja që kishte parë në 41 vjet. “Është një skenë e tmerrshme, atje ka gjak kudo dhe i dyshuari është pjesë e kësaj”. Motivi i këtij sulmi nuk dihet. Dëshmitarë­t thanë se personi i armatosur nuk tha asgjë, hyri dhe hapi zjarr.

 ??  ?? Disa nga të mbijetuari­t e sulmit në Kaliforni
Disa nga të mbijetuari­t e sulmit në Kaliforni
 ??  ?? Autori i dyshuar, Ian Long
Autori i dyshuar, Ian Long
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania