Panorama (Albania)

Tërheqja e njohjeve të Kosovës, qeveria mohon ambasadën britanike

-

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell, ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, ku i është përgjigjur pyetjes së një qytetari, se fatkeqësis­ht, disa vende kanë tërhequr njohjet e tyre për shtetin e Kosovës. “Fatkeqësis­ht, disa vende i kanë tërhequr njohjet e tyre për Kosovën. Nuk mendojmë që ka ndonjë justifikim për këto veprime. Kosova i përmbush të gjitha kriteret për të qenë një shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran”, shkruan O’Connell. Por pas këtij postimi ka reaguar Ministria e Jashtme e Kosovës. Këshilltar­i i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj, tha se “Kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi në kontakt me Departamen­tin e Shtetit, me ta mbajmë kontakte të vazhdueshm­e, po ashtu edhe me partnerë ndërkombët­arë, kjo absolutish­t nuk është e vërtetë”, tha Zyberaj në një reagim për “Express”. Sipas tij, nëse një vend e tërheq njohjen, atëherë Ministria e Punëve të Jashtme njoftohet menjëherë. por ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, pretendon se deri tani 10 shtete i kanë tërhequr vendimet për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Për këto ‘ tërheqje’, Daçiç ka folur gjithnjë vetë në konferenca për media nga Beogradi, nga ku edhe ka prezantuar ‘ dokumentet’ për tërheqjet e pretenduar­a, por asnjëherë nuk kanë folur zyrtarët e shteteve përkatëse. Sipas zyrtarëve në Prishtinë, Republikës së Kosovës asnjëherë nuk i është dërguar asnjë shkresë zyrtare nga shtetet që Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen. Edhe të mërkurën, gjatë qëndrimit në Beograd të ministrit të Jashtëm të Ishujve Komore, është prezantuar tërheqja e njohjes nga ky shtet me një dokument në gjuhën frënge, të cilin e ka komentuar vetëm Daçiç, që tha se bashkë me Komoret, Kosova ka 10 vota më pak nga 193 shtete të botës në OKB. Një situatë e tillë shihet në një konferencë të organizuar së bashku me ministrin e Jashtëm të Grenadas më 4 nëntor të 2018, ku Daçiç shfaqet me homologun e tij nga Grenada, nënshkruaj­në disa letra dhe pas kësaj flet vetëm Daçiç. “Unë mund të them se Grenada është vendi i 9- të që ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës”, kishte deklaruar ai për mediat. Në një konferencë tjetër për media të datës 31 tetor të vitit 2017, ku jepej lajmi se Republika e Surinamit kishte tërhequr njohjen, Daçiç shfaqet i vetëm në konferencë vetëm me një letër në dorë, përmes së cilës pretendont­e se është tërhequr njohja për Kosovën. Më 5 korrik 2018, për ta bërë më të besueshëm pretendimi­n se Papa Guinea e Re e ka tërhequr njohjen për Kosovën, Daçiç në një konferencë për media shfaqet së bashku me disa vartës të tij. E kështu, edhe në raste të tjera. Të gjitha këto pretendime të Serbisë janë mohuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania