Panorama (Albania)

Arbitri Jorgji: Ju tregoj gjykimin në Europë

-

Arbitrat shqiptarë kanë marrë një tjetër vlerësim nga UEFA. Pas arritjes në fazën e grupeve dy javë më parë në ndeshjen Aek Larnaka- Ludogorets, trupa e bluzave të zeza, me Jorgjin kryesor, do të mbajë drejtësi në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Hungarisë dhe Estonisë.

"Europa Ligë" - Ndërkombët­ari ka treguar emocionet në arbitrimin e disa ditëve më parë në fazën e grupeve të Europa Ligës. "Normalisht i emocionu- ar, kjo nuk diskutohet. Janë vite të tëra pune që ne përpiqemi të bëhemi sa më të mirë dhe të arrijmë rezultate sa më të mira. Pjesëmarrj­a në një kompeticio­n të tillë, sidomos në fazën e grupeve, ishte një goxha arritje".

Diferenca me Shqipërinë - "Ndryshon sepse është vetë niveli i skuadrave që e bën dallimin. Por nuk mund të thuash që nuk ka edhe në kampionati­n shqiptar ndeshje me nivele të mira. Në kompeticio­net europi- ane përballesh me skuadra të mira, me skuadra me emër dhe cilësi mjaft të mira".

Liga e Kombeve - "Aktivizimi në Ligën e Kombeve pas herës së parë në Armeni me Lihtenshte­jnin, eksperienc­ë e bukur edhe atje, besoj se do të jetë pak më e lehtë në përshtatsh­mëri sepse është eksperienc­ë e provuar në të shkuarën. Ne do të përkushtoh­emi dhe do të japim më të mirën sepse ndeshjet kombëtare, sigurisht që japin sad- isfaksioni­n e tyre".

Karriera - "Çdo njeri mundohet dhe ëndërron për më të mirën, e cila është relative. Të vazhdojmë që të punojmë dhe nëse na u dha shansi dhe mundësia për të arritur në grupet e Europa Ligës dhe me ato cilësi që kemi dhe i shfaqim në fushë, mund të arrijmë edhe më tepër. Se sa do të arrijmë, varet në dorën tonë dhe pak nga fati pasi është profesion që ka nevojë për fat. Shpresojmë që sa më lart".

Të rinjtë - "Gjithmonë e reja është pozitive dhe jep tjetër spunto në çdo fushë, jo vetëm në fushën e arbitrimit. Mendoj se kemi elementë shumë të mirë, elementë që premtojnë. Me pak mbështetje nga ne dhe nga opinioni dhe faktorët e tjerë, do ia arrijmë dhe në të ardhmen do të kemi arbitrim me nivel të konsiderue­shëm dhe mund të përfaqësoh­emi denjësisht", ka deklaruar gjyqtari me stemën e FIFA- s, Enea Jorgji.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania