Panorama (Albania)

Strakosha kualifikoh­et me Lacion: Synimi? Pse jo në finale

-

Lacio ka arritur të marrë një fitore të vyer në shtëpi përballë Marsejës me rezultatin e ngushtë 2- 1. Me këtë ndeshje, skuadra laciale ka mbyllur çështjen e kualifikim­it dhe tani ndoshta do të synojë vendin e parë që mbahet nga Eintrahti i Frankfurti­t. Megjithatë, ndeshja nuk ishte e lehtë, e cila mund të kishte përfunduar edhe në barazim, po të mos ishte Strakosha ai që do të bënte një pritje spektakola­re në fund të ndeshjes, duke shpëtuar skuadrën e tij nga goli i barazimit.

Nota 7.5 - Thomas Strakosha është vlerësuar me notën 7/ 5. "Vetëm një moment në pjesën e parë, në të cilën tregon vendosmëri me një ndë- rhyrje fantastike për të ruajtur kuadratin ndaj Sakait. Në fund të ndeshjes bën një tjetër ndërhyrje decizive ndaj Thauvin. I jashtëzako­nshëm", ka qenë shpjegimi i notës për portierin kuqezi.

Deklarata - Strakosha nuk fshihet më sa u përket objektivav­e të Lacios në Europa Ligë. "Besuam se mund t'ia dilnim dhe për fat të mirë ia dolëm që sot ( dje). Kemi bërë një ndeshje të madhe. Ku mund të arr- ijmë? Duhet që të bëjmë më mirë sesa një vit më parë, ku u eliminuam keqazi në çerekfinal­e. Mund të ndodhë gjithçka, por nëse themi do shkojmë në finale, nuk do të ishte përgjegjës­i për të na fajësuar po nuk ia dolëm", ka deklaruar portieri i Kombëtares.

Çelsi - Olivier Zhirud mjaftoi me një gol që Çelsi të fitonte 1- 0 ndaj Bates. Për francezin mori fund "thatësira" prej pesë muajsh pa shënuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania