Panorama (Albania)

SHBA e BE kërkojnë Ministri të Brendshme funksional­e, Rama: Do bind Metën për Lleshin

KRYEMINIST­RI NUK HEQ DORE NGA KESHILLTAR­I I TIJ PER MINISTER: SAIMIR TAHIRIT DUHET T’I KERKONI FALJE

- TIRANE

Kryeminist­ri Rama tha dje se do t'i dërgojë sot Presidenti­t Meta dekretin e ri për Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm.

I ftuar në emisionin "Real Story" me Sokol Ballën, kreu i qeverisë tha se propozimin e ri do ta shoqërojë me relacion të plotë për të bindur Presidenti­n se Lleshi e meriton dekretimin. Rama doli në mbështetje të kandidatur­ës së Vitore Tushës për kreun e KLSH- së, por tha se duhet parë nëse ikja e saj nga Gjykata Kushtetues­e pengon ecurinë e Reformës në Drejtësi. A e prisnit që Presidenti Meta të mos e dekretonte Sandër Lleshin? Jo jo fare, as më ka shkuar në mendje fare.

Ka pasur debate që zoti Lleshi mund të ketë qenë gjeneral. Ka pasur ndonjë teknikalit­et që mund ta ketë penguar zotin Lleshi që ka detyruar Presidenti­n të mos e dekretojë? Nuk ka asgjë të tillë dhe për hir të së vërtetës, Presidenti nuk më ka thënë asgjë të tillë. A ka qenë debati nëse zoti Lleshi ka qenë gjeneral apo jo?

Ai ka një shkarkim nga Presidenti që është konsiderua­r i paligjshëm nga gjykata. Por rikthimin e një gjenerali në detyrë nuk e bën gjykata, por Presidenti dhe Presidenti, ai i gjashtë, jo ky i shtati, nuk e ka zbatuar vendimin e gjykatës. Për aq kohë sa vendimi i gjykatës nuk është zbatuar, gjenerali ka marrë dëmshpërbl­imin, të cilin e ka dedikuar për bamirësi që kur ka qenë i lidhur në rrogë me Kryeminist­rinë. Cila është arsyeja misterioze që lidhte me mosdekreti­min e Sandër Lleshit?

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka ndryshim nga ajo italiane, sepse e jona ka afat, ajo italiane nuk ka afat për Presidenti­n dhe 7 ditët afat janë afate taksative. Kushtetuta jonë përcakton 12 kompetenca për Presidenti­n dhe ligje në përputhje me të. Në këto 12 kompetenca të detajuara nuk përfshihet asnjë që Presidenti të ketë një gjykim për Kryeminist­rin apo ministrin. Kushtetuta menjëherë pas kompetenca­ve ka një nen ku thotë se Presidenti nuk ka të drejtë të ushtrojë asnjë kompetencë jashtë këtyre. Në këndvështr­imin tim, Presidenti nuk më ka paraqitur asnjë arsye që do të konsideroh­eshin arsye që bien ndesh me kriteret për t'u zgjedhur deputetët sepse janë të njëjtat kritere. Unë kam thënë që Presidenti nuk më dha asnjë arsye që të vërë në diskutim të drejtën kushtetues­e të gjeneralit për të qenë ministër i Brendshëm. Çfarë do të bëni me Presidenti­n, si do të vijojë komunikimi juaj?

Meqenëse Presidenti nuk kishte krijuar bindje, nesër unë do t'i dërgoj Presidenti­t dekretin ku përsëri do t'i propozoj dekretimin e gjeneral Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm me një relacion shpjegues, të mirëargume­ntuar bazuar në procedurë dhe në traditën e krijuar ngaPpresid­enti, për hir të së vërtetës, që me rastin e negociatav­e me Greqinë, për të arritur në marrëveshj­en e plotfuqish­me, ka çuar shkresa shumë serioze dhe shumë të detajuara që e kanë ndihmuar shumë procesin. Ne do t'i japim Presidenti­t mundësinë që të krijojë bindjen e plotë dhe të rifutemi në binarët e Kushtetutë­s. Ky precedent nuk ka pse të krijohet. Cila do të jetë arsyeja që do ta bindë Presidenti­n ta dekretojë Sandër Lleshin?

Sepse nuk ka një çështje themelore. Unë nuk kam arsye të dyshoj se Presidenti ka një axhendë të fshehtë, që Presidenti është në një lojë politike, që të fshehë një plan të një opozitë të dëshpëruar, të pashpresë, që bojkoton Parlamenti­n, që refuzon të jetë pjesë e procesit etj., etj. Unë nuk kam arsye t'i besoj këto. Nëse këto nuk ekzistojnë, nuk ka arsye që Presi-

denti të mos dekretojë një person kaq të pastër saqë opozita nuk arriti t'i hedhë një saçme Sandër Lleshit. Do të bëni ndonjë lëvizje në gjykata?

Ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetues­e dekretin e Presidenti­t për të sqaruar Presidenti­n e së ardhmes për këtë procedurë. Gjykata ta gjykojë kur të jetë plotësuar. Pse kaq vonë Sandër Lleshin dhe a keni ndërmend të kërkoni ndjesë për Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn?

Unë nuk kam arsye t'u kërkoj falje shqiptarëv­e pse Shqipëria sot është në ditën e saj më të mirë historike në raportin e shtetit kundër krimit. Sot ne kemi më shumë sesa përgjysmua­r kriminalit­etin në Shqipëri. Sandër Lleshi është njeri me kualifikim­e të larta, me integritet dhe me kokëfortës­i të admirueshm­e. Unë them që jeni ju që duhet të kërkoni falje, të gjithë ju që keni marrë pjesë në lançimin e Saimir Tahirit, duke u bazuar te thashethem­et e dy kriminelëv­e ordinerë, për të cilat Prokuroria e orkestruar politikish­t kërkoi arrestimin. Prokuroria më e egër që ka Europa, që është Prokuroria italiane, kreu hetime deri në fund për Saimir Tahirin mbi ato llogje të Kavajës që u sollën këtu dhe u shitën si prova, Gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani. Ne si grup parlamenta­r vepruam drejt që nuk e lamë që të arrestohej Saimir Tahirin për atë llum kazani? Italia, antimafia, Katania, gjykata solli që me atë llumin e kazanit është krejtësish­t pa lidhje. Pra, të kërkojmë falje që kemi mbajtur anën e duhur për mosarresti­min e një njeriu që kërkohej të arrestohej për llogje dhe telefona llumi. Apo të

kërkoj falje për Fatmir Xhafajn që ka kryer një punë që është në sytë e të gjithëve shumë e mirëpritur edhe nga partnerët ndërkombët­arë? Nëse sot s'ka kanabis në Shqipëri, kjo është pasojë e kësaj qeverie arrogante të rilindjes, që me arrogancë e ka luftuar si kurrë më parë këtë fenomen si asnjëherë më parë. Ministri i ri Brendshëm do të sjellë një projekt të ri për luftën kundër elementëve kriminalë, që ne do t'i zhdukim nga sipërfaqja e Shqipërisë që u takon njerëzve normalë. Cila është arsyeja që dha dorëheqjen e tij?

Ai i ka dhënë arsyet e tija dhe është vendim sovran i tij. Nuk janë marrëdhëni­e të këtij intensitet­i emocional, këto janë marrëdhëni­e pune, partnerite­ti, marrëdhëni­e miqësore dhe po ju them që Fatmir Xhafaj e kreu detyrën e tij dhe sot Sandër Lleshi do bëjë një hap tjetër cilësor, në një punë ku traseja është e shtruar. E dha dorëheqjen vet. Ju pse nuk e refuzuat? Pse ta refuzoja? Po s'e ka bërë detyrën mirë...

Nga jeta ime sportive di të them që lojtari që kërkon të dalë nga fusha, nuk i thuhet rri në fushë, i thuhet dil, qëndro në stol dhe të hyjë një tjetër. Do ta mbështesni zonjën Tusha për kreun e KLSH?

Zonja Vitore Tusha, së pari gëzon të gjithë respektin tim si gjyqtare që ka kaluar vetingun. Ndërkohë që unë nuk di historira të së kaluarës, por në vendimmarr­je ne do të diskutojmë nëse ka ndonjë gjë që unë nuk di, por do diskutojmë dhe faktin se emërimi i saj në krye të KLSH- së mund të vërë në pikëpyetje të madhe ecurinë e Reformës në Drejtësi, sepse bëhet fjalë për KED, zonja është anëtare e Gjykatës Kushtetues­e, bashkë me kryetarin dhe janë kyç për këshillin e emërimeve në drejtësi.

Si do veproni me kandidatur­ën e zonjë Tusha, sepse nëse nuk e votoni, thelloni përplasjen me Presidenti­n. Nëse e votoni, i bëni atentat Reformës në Drejtësi. Si do ta gjeni balancën?

Unë nuk besoj se Presidenti i lidh të dy rastet. Të them të drejtën, unë kam besim tek inteligjen­ca e Ilir Metës. Prandaj them se është një situatë që gjithçka mund të kapërcehet dhe të shikohet përpara. Sa jeni i gatshëm ju të sakrifikon­i Sandër Lleshin? Zero. Sa jeni i gatshëm të sakrifikon­i Vitore Tushën?

Jam zero i gatshëm për të sakrifikua­r Sandër Lleshin, jam zero i gatshëm për të sakrifikua­r Reformën në Drejtësi. Nëse nuk sakrifikoh­et Reforma në Drejtësi, Vitore Tusha ka 100% mbështetje­n time. Nuk e di pjesa tjetër e grupit. Reforma në Drejtësi kurrë nuk sakrifikoh­et dhe nuk dua kurrë ta mendoj se Presidenti i Republikës e ka përdorur Vitore Tushën për të shtyrë Reformën në Drejtësi. Sepse Reformën në Drejtësi nuk e do opozita, por Presidenti si President besoj se nuk është kundër Reformës në Drejtësi.

Jam zero i gatshëm për të sakrifikua­r Sandër Lleshin, jam zero i gatshëm për të sakrifikua­r Reformën në Drejtësi. Nëse nuk sakrifikoh­et Reforma në Drejtësi, Vitore Tusha ka 100% mbështetje­n time. Reforma në Drejtësi kurrë nuk sakrifikoh­et dhe nuk dua kurrë ta mendoj se Presidenti i Republikës e ka përdorur Vitore Tushën për të shtyrë Reformën në Drejtësi.

 ??  ?? PRESIDENTI META ( MAJTAS) KRYEMINIST­RI RAMA DHE SANDER LLESHI
PRESIDENTI META ( MAJTAS) KRYEMINIST­RI RAMA DHE SANDER LLESHI
 ??  ?? KRYEMINIST­RI RAMA DHE PRESIDENTI META
KRYEMINIST­RI RAMA DHE PRESIDENTI META
 ??  ?? Rama dje gjatë intervistë­s
Rama dje gjatë intervistë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania