Panorama (Albania)

SHBA e BE mbështesin Prokurorin­ë e Policinë: Na inkurajon përparimi

“Një Ministri e Brendshme plotësisht funksional­e siguron vazhdimësi­në e rezultatev­e të deritanish­me”

-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian i cilësojnë të suksesshme aksionet e fundit të realizuara përmes bashkëpuni­mit të Prokuroris­ë dhe Policisë së Shtetit dhe japin mbështetje­n e tyre për një drejtësi të vërtetë.

Në një reagim të përbashkët, ambasadat e SHBA- ve dhe BE- së në Tiranë nënvizojnë faktin se muajt e fundit kanë mbetur të inkurajuar nga lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. “Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it në Shqipëri – rezultat i drejtpërdr­ejtë i punës së bërë nga autoritete­t shqiptare, veçanërish­t oficerëve të Policisë dhe prokurorëv­e, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët”, thuhet në reagimin e dy ambasadave në Tiranë. SHBA dhe BE kërkojnë edhe zgjidhjen e ngërçit institucio­nal mes institucio­nit të Presidencë­s dhe Kryeminist­risë për çështjen e dekretit të ministrit të Brendshëm, duke theksuar se një ministri plotësisht funksional­e do të garantonte vijimin e rezultatev­e të arritura deri tani. “Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksional­e është një element kyç për të siguruar vazhdimësi­në e këtyre përpjekjev­e dhe rezultatev­e të deritanish­me”, theksojnë në reagimin e tyre të përbashkët SHBA dhe BE. Aleatët e Shqipërisë japin garancinë e tyre për të ofruar asistencë në luftën kundër krimit të organizuar dhe për të siguruar sundimin e ligjit. “Qeveria e SHBA- ve qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsion­it për të vazhduar përparimin e Re- formës në Drejtësi dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”, përfundojn­ë reagimin e tyre SHBAtë dhe BE- së. Ky ishte reagimi i parë që ndërkombët­arët bëjnë për arrestimet e ditëve të fundit në aksionin policor “Vol- vo 4”, në të cilin u arrestuan pjesëtarë të grupeve kriminale dhe dy ish- deputetët e PS- së, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Gjithashtu, ditët e fundit dekreti i Sandër Lleshit, ministrit të Brendshëm të propozuar nga Kryeminist­ri Rama u kthye në një përplasje të fortë me institucio­nin e Presidencë­s, pasi Meta vendosi të kthejë kandidatur­ën. Nga kjo e martë, Lleshi ka marrë detyrën e zv. ministrit, ndërkohë që PS ka deklaruar se pas një periudhe kohe, që i është lënë Presidenti­t për të reflektuar, dekreti mund të çohet përsëri në zyrën e tij.

 ??  ?? Ambasada e SHBA
Ambasada e SHBA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania