Panorama (Albania)

Ardian Ismajli: Ja si më bindi Panuçi

"Me Shqipërinë jemi një komb, jam gati të debutoj menjëherë si kuqezi"

-

Ishte risi në listën e Panuçit për grumbullim­in e radhës, por Ardian Ismajli deklaron se e ka pasur mundësinë për t'u afruar me kuqezinjtë edhe më herët, por nuk ka dashur të lërë në mes të udhës bashkëmosh­atarët e Kombëtares U- 21 të Kosovës, në të cilën ishte kapiten.

Për mediat kroate, ai shpjegon zgjedhjen e bërë dhe vështirësi­të në karrierë.

Ftesa - "Menjëherë pas telefonatë­s së Panuçit, vendosa të luaj për Shqipërinë. Nuk doja të lija shokët te Kosova U- 21 deri në përfundim të kualifikue­seve, para se të mbyllej cikli, meqenëse isha kapiteni dhe lojtari më i mirë. Nuk do të kishte qenë vendim i mirë t'i lija ata në baltë para se të përfundont­e edicioni".

Shqipëria - "Jemi një komb, shpresoj që së shpejti të bashkohemi në një shtet, por kemi ekipe të ndryshme. Shqipëria është më e mirë dhe më ofron mua më shumë mundësi për t'u promovuar. Veç të tjerave, unë kam luajtur për Kosovën U- 21. Ky ish- te motivi kryesor për vendimin e marrë, që kishte edhe mbështetje­n e prindërve të mi. Jam gati që të luaj kundër Skocisë në Ligën e Kombeve".

Vështirësi­të - "Në jetën time kam vuajtur shumë, por Zoti më ka dhënë forcë për të punuar dhe qetësi. Gjithmonë kam qenë profesioni­st, duke i realizuar mirë detyrat e mia, por trajneri i mëparshëm Ko- piç nuk kishte besim tek unë. Kam qenë në depresion, por e kam përballuar këtë situatë me ndihmën e prindërve, sidomos të babait tim", ka deklaruar Ardian Ismajli për "24sata. hr".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania