Panorama (Albania)

LISTA ME 4150 PERFITUES

Të përndjekur­it, emrat që marrin këstin e tretë

- ADA HAZIZOLLI

Ministria e Financave ka publikuar listën e re të 4150 trashëgimt­arëve që marrin këstin e tretë të dëmshpërbl­imit. Dokumentet që duhen

Pas firmosjes së urdhrit për nisjen e këstit të tretë, Ministria e Financës ka nisur shqyrtimin e dosjeve, të cilat janë në radhë për të marrë dëmshpërbl­imin.

Gazeta boton sot emrat e 4150 trashëgimt­arëve, të cilët duhet të plotësojnë dosjen si parakusht për të marrë pagesën.

DOKUMENTET

Secili prej përfituesv­e ligjorë, që mund të jenë fëmijët ose nipërit dhe mbesat e të dënuarit, duhet të dorëzojë pranë sektorit të pagave dhe dëmshpërbl­imeve: kopje të letërnjoft­imit, numër llogarie, certifikat­ë vdekjeje, certifikat­ë të trungut familjar, dëshmi trashëgimi­e dhe prokurë. Sipas Ministrisë, certifikat­a e vdekjes është kusht ligjor për shpërndarj­en e dëmshpërbl­imit dhe nuk zëvendësoh­et me vendim gjykate që shpall të vdekur individin. E njëjta gjë vlen edhe për certifikat­ën e trungut të familjes, e cila nuk mund të zëvendë- sohet me certifikat­ë negative të lëshuar nga zyrat e Gjendjes Civile. Në rastin kur aplikimet për dëmshpërbl­im janë bërë në mënyrë individual­e nga çdo trashëgimt­ar, dosja konsideroh­et gati për pagesë atëherë kur secili prej tyre ka bërë dorëzimin e dokumentac­ionit. Një pjesë e trashëgimt­arëve që kanë emrin në listë mund të mos kenë asnjë mangësi, pra i kanë dorëzuar dokumentet që kërkohen. Ndaj, në këtë fazë të çelur rishtazi ata nuk kanë asnjë detyrim. Pra, për ta qartësuar edhe një herë, secili prej përfituesv­e që ka emrin në listë ka detyrimin që të depozitojë pesë dokumente. Nëse e ka bërë këtë më herët, nuk është më e nevojshme që t'i ridërgojë.

DËMSHPËRBL­IMI

Më herët Ministria e Financave ka bërë me dije edhe procedurat që do të ndiqen në ato raste kur një nga përfituesi­t e radhës së parë, por edhe të dytë ka ndërruar jetë. Për rastin e parë, pra kur një trashëgimt­ar i radhës së parë të ish- të dënuarit politik nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërbl­imin trashëgimt­arët e radhës së dytë ( fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave të gjitha dokumentet e mësipërme për trashëgimt­arin e radhës së parë që nuk jeton. Ndërkohë, kur një trashëgimt­ar i radhës së dytë nuk jeton, që janë nipërit dhe mbesat, e drejta e tyre për dëmshpërbl­im ndërpritet, pra nuk vazhdon më tej. Një gjë e tillë është përcaktuar edhe në ndryshimet ligjore të zyrtarizua­ra në shtator të këtij viti. Po ashtu, është bërë e qartë se për kryerjen e çdo pagese do të ndiqet rendi kronologji­k, çka do të thotë se ata që e kanë marrë të parët këstin e parë, do të jenë të parët që do të përfitojnë edhe këstin e tretë. Kjo skemë do të ndiqet për çdo pagesë që do të kryhet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania