Panorama (Albania)

Sherri për politikë, vritet zyrtari i bashkisë

“E vrava se u grindëm”. Dëshmitarë­t: U zunë për politikë

- VLORE

Kryetari i Njësisë Administra­tive Kotë në Bashkinë e Selenicës është vrarë dje me armë zjarri në lokalin e këtij fshati.

Fatmir Hodo, 64 vjeç, gjeti vdekjen e menjëhersh­me pasi u qëllua me çifte nga 44vjeçari Admir Delaj. Ata ishin nga i njëjti fshat, Gumenicë, por viktima mësohet se jetonte në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë, sipas Policisë, ndodhi në një lokal të fshatit Kotë, rreth orës 14: 55. Policia bëri të ditur se nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte krimi.

Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se edhe para tri ditësh, viktima dhe autori kanë konsumuar kafe së bashku dhe mes tyre nuk ka pasur asnjë debat. Edhe dje ata janë ulur në të njëjtën tavolinë, por pasi kanë konsumuar alkool, kanë nisur të debatojnë, kryesisht për politikë. Viktima, si zyrtar i Njësisë që varet nga Bashkia Selenicë, ishte me bindje të djathta. Ndërsa autori, sipas dëshmitarë­ve në vend, njihej si militant i PS- së. "Në fillim biseda dukej normale, por më pas pati tone të larta mes tyre. Nisën të debatonin për politikë, njëri për PD- në e tjetri për PS- në dhe më pas gjithçka degjeneroi në fyerje. Admiri doli jashtë dhe pas pak u kthye me armën në dorë që e kishte pasur në makinë. Ai qëlloi drejt Fatmir Hodos duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas u largua me shpejtësi me mjetin e tij", u shprehën dëshmitarë në vend. Policia bëri të ditur dje se ngjarja ka pasur motiv një debat banal, por nuk përjashtoi as pista të tjera që kanë të bëjnë me detyrën e 64- vjeçarit apo ndonjë problemati­kë pronash mes dy familjeve ( ndonëse nuk ka asnjë indicie për diçka të tillë pasi familjet nuk kanë prona në kufi me njëratjetr­ën). "Policia e Vlorës dhe e Selenicës, me të marrë njoftim për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e ku kanë identifiku­ar autorin shtetasin Admir Delaj, i cili, pas vrasjes, ishte larguar me automjetin e tij. Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të autorit ku pas afro një orë ndjekje, u bë e mundur kapja e tij, në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej", bëri të ditur Policia. Mësohet se në momentin e ndalimit, ai e ka pranuar krimin. "E vrava se u grindëm", është shprehur autori. Grupi hetimor ka sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale armën e krimit ( armë gjahu "Çifte"), si dhe automjetin, me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes, fuoristrad­ë "Benz ML". Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestrua­r edhe një armë tjetër gjahu tip "Çifte", e cila nuk ka lidhje me ngjarjen, por rezulton pa lejen përkatëse.

 ??  ?? Lokali ku ndodhi ngjarja
Lokali ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Autori i vrasjes në momentin e arrestimit
Autori i vrasjes në momentin e arrestimit
 ??  ?? Viktima Fatmir Hodo
Viktima Fatmir Hodo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania