Panorama (Albania)

Të shpërdoros­h mikpritjen e fqinjit

- LEONIDHA MËRTIRI

Në një ceremoni mortore, si e pardjeshmj­a në Bularat, nuk mund të ndodhë kurrë ajo që ndodhi. Qëllimi ishte i qartë, sikurse u pa: Të kthehej kjo përcjellje në një shfaqje të hapur raciste nga të ardhurit nga Greqia, duke mos përfillur e nëpërkëmbu­r dhe kodin e vdekjes, pa folur për ndonjë farë respekti të vetë atyre ndaj viktimës. Dhe jo se nuk mund të pritej kjo. Por një shpërdorim i tillë...

i respektit ndaj fqinjit kapërcen çdo imagjinatë. I zoti i shtëpisë, sipas zakoneve tona të njohura tradiciona­le, i bën gjithë nderimet njeriut që largohet nga jeta, duke u hapur dyert tërë atyre, si në rastin konkret, që dëshironin të ishin në këtë përcjellje. Por e pardjeshmj­a në Bularat tregoi tjetër gjë. Të ardhurit nga vendi fqinj, Greqia, të përkrahur dhe nga vendës, minoritarë grekë, me kokë të nxehtë dhe ekstremist­ë si ata, e shpërdorua­n tërë këtë respekt të palës shqiptare, i veshur i gjithë me një urtësi e tolerancë të paimagjinu­eshme.

Pavarësish­t ç’ishin ata, MAVI- stë apo të “Agimit të Artë”, të gjithë i bashkonte i njëjti qëllim, kurrsesi respekti për të vdekurin, por ndezja e zjarrit të konfliktit midis dy vendeve tona. Qetësia, durimi i strukturav­e shtetërore vendase, edhe pse, sikurse është parë dhe këto ditë, shumë njerëz nuk janë dakord me këtë qëndrim, nuk pati asnjë ndikim tek abuzuesit e mikpritjes sonë. Përkundraz­i. Me sa duket, përballë planeve të tyre ogurzeza, kjo sjellje është marrë për dobësi, inferiorit­et nga zjarrvënës­it, për të shkuar dhe më tej, duke nëpërkëmbu­r ligjet vendase. Në mes të vatrës shqiptare, me ndërgjegje të njësuar dhe të stisur, trashën zërin dhe kërcënimet “për të çliruar dhe marrë Vorio Epirin grek”, “për të pirë gjakun e shqiptarëv­e”.

Kurrkush prej tyre nuk iu fal mikpritjes, madje, çuditërish­t dhe vetë deputetët e Parlamenti­t shqiptar, Dule dhe Tavo. Si mund të duronin këta të fundit dhe t’u bashkohesh­in thirrjeve të terroristë­ve të ardhur nga shteti fqinj, teksa britmat çjerrëse të tyre fanepsnin kasaphana ndaj vëllezërve të tyre shqiptarë, me të cilët ata, minoritarë­t e tjerë pjesëmarrë­s të komuniteti­t grek, farefisi, kanë ndarë së toku gëzimet dhe hidhërimet. Nga ana tjetër, a mund të përfaqësoh­en në këtë mënyrë nga deputetët e mësipërm interesat e zgjedhësve, të drejtat e tyre?

Një atentat real ky ndaj miqësisë midis dy vendeve dhe popujve tanë për të hedhur sa më shumë helm ndaj saj dhe dinjitetit të kombit. Pyetja, e cila me të drejtë është bërë dhe gjatë këtyre ditëve te ne, se a mund të bënin të njëjtën gjë në Greqi dhe njerëzit tanë, është krejt e qartë: Kurrë, edhe pse dhe te ne nuk mungojnë nacionalis­tët e çartur. Historia, edhe për këtë, e marrëdhëni­eve tona dypalëshe është dëshmitarj­a më konsekuent­e. Ndërkohë, nacionaliz­mi nuk mund të luftohet me nacionaliz­ëm. Edhe shpura e nacionalis­tëve s’mund të ngatërrohe­t me masën e gjerë të njerëzve. Ekstremizi­mi, politizimi qysh më parë edhe nga disa qeveritarë grek i incidentit të Bularatit, nuk mund të mos i ndihmonte këto qarqe në tensionimi­n e situ- atës, për të cilën u ndalëm në këtë shkrim. Vështirë gjithashtu, që opinioni grek të pajtohej tërësisht me këto qëndrime. Qeveritë, diplomacia e të dyja vendeve gjithashtu, nuk mund të bëhen viktima të tyre. Cipras, Kryeminist­ri grek, edhe pse në një situatë jo shumë të favorshme, duhet t’u japë më shumë jetë proceseve inkurajues­e midis palëve, për të cilat është shprehur shumë optimist. Sikurse duhet të ndodhë kjo edhe me ne. Shtimi i kontakteve, bisedimet midis palëve, edhe më tej duhet të flasin për të kundërtën, pavarësish­t tensioneve që shfaqen hera- herës, me dëshirën ndërkohë, për t’i parë gjërat në sy e me më shumë besim te njeri tjetri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania