Panorama (Albania)

Fleckenste­in: Kam informacio­ne pozitive për Lleshin

“Nuk di arsyet që ka Presidenti, ne duam ministri funksional­e”

- Knut Fleckenste­in

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, Knut Fleckenste­in, deklaroi sot në një konferencë për mediat se Bashkimi Europian kërkon që Shqipëria të ketë një Ministri të Brendshme funksional­e. Po ashtu, Fleckenste­in theksoi se, ka informacio­ne pozitive sa i përket figurës së z. Sandër Lleshajt. “Informacio­net që kam unë sa i takon zotit Lleshi, janë informacio­ne pozitive, por nuk e di nëse e kam të gjithë informacio­nin, pasi Presidenti mund të ketë informacio­ne më të thella që e çojnë në këtë vendim. Nuk jam personi që mund ta kritikojë Presidenti­n. Nga organizata­t ndërkombët­are kam informacio­ne të mira, por nuk përjashtoh­en informacio­ne të tjera që ka presidenti”, tha Fleckenste­in. Sa u përket arsyeve se përse Presidenti Meta nuk e dekreton Lleshin si ministër të Brendshëm, ai theksoi se nuk i di ato. “Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. BE kërkon që të ketë një Ministri të Brendshme që të jetë funksional­e. Dhe kur themi funksional­e, them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ia japë të njëjtin propozim sërish. S’e di çfarë arsyesh ka Presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këta politikanë dhe shpresoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha Fleckenste­in. Deklarata e Fleckenste­in është në sinkron me deklaratat e mëparshme të ambasadori­t të BE- së në Shqipëri, Luigi Soreca, dhe Ambasadës Amerikane. Dy ditë më parë, me anë të një statusi në “Facebook”, Ambasada e SHBA theksoi se një Ministri e Brendshme plotësisht funksional­e është një element kyç për të siguruar vazhdimësi­në e luftës kundër krimit dhe drogës, ndërsa Soreca vlerësoi punën e Policisë së Shtetit, duke shtuar se ‘ vetëm një Ministri e Brendshme plotësisht funksional­e është në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit’. Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim raportuesi­n për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, Knut Fleckenste­in. Eurodepute­ti gjerman ndodhet në Shqipëri në kuadër të një vizite zyrtare. Gjatë takimit, Meta dhe Fleckenste­in e kanë vënë theksin e reformat në fushën e sundimit të ligjit, për të afruar momentin e çeljes së negociatav­e për anëtarësim në BE. “Pata kënaqësinë të takohesha me eurodepute­tin Knut Fleckenste­in. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatav­e të anëtarësim­it në Bashkimin Europian”, shkruan Presidenti Meta në rrjetet sociale.

 ??  ?? Presidenti Meta me eurodepute­tin Fleckenste­in
Presidenti Meta me eurodepute­tin Fleckenste­in
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania