“Me ftesën që bëri, Meta ka ezauruar çdo shpjegim”

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ish- Kryeministri Sali Berisha deklaron se Presidenti i Republikës ka të drejtë të kthejë propozimet e Kryeministrit për ministër nëse ato janë në shkelje të Kushtetutës. Sipas Berishës, me ftesën që Meta i bëri Sandër Lleshit në Presidencë, hoqi çdo lloj detyrimi për shpjegime të mëtejshme. “Ata, të cilët e presupozojnë Presidentin e Republikës një kukull ceremoniale të shtetit, ata nuk njohin ABC e Kushtetutës. Në çdo rast, Kushtetuta e ka shpallur atë kryetar shteti. Pra, në frymën dhe germën e atij libri që për Edi Ramën është një rreckë, ai është avokat kryesor i interesit të shtetit. Me ftesën që i ka bërë kandidatit, Presidenti ka ezauruar çdo detyrim për shpjegim të mëtejshëm”, deklaroi Berisha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.