TABAKU: SOT KEMI EKONOMI TË KOMANDUAR, NA VIJNË LIGJE ME EMRA TË VEÇANTË

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, deklaroi se me sistemin e ri të taksave të vendosur nga qeveria, rreth 90% e shqiptarëve paguajnë pjesën më të madhe të ngarkesës fiskale. Deputetja e PD- së vlerësoi si shqetësues edhe largimin e partnerëve strategjikë si Gjermania dhe SHBA. “Ka një rritje të pabarazisë, ku 90% e shqiptarëve paguajnë pjesën më të madhe të ngarkesës fiskale. E shoqëruar kjo me një mungesë të theksuar në ekonomi, me një situatë me ekonomi të komanduar ku në Parlament vijnë ligje me emra biznesesh, ku tenderat dhe koncesionet i shkojnë vetëm një grupi njerëzish, ku partnerët strategjikë janë larguar dhe kjo ka sjellë një situatë ku pjesa më e madhe e të gjithë sektorëve është e dominuar nga i njëjti grup personash, që përfiton edhe lehtësira fiskale”, tha Tabaku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.