Panorama (Albania)

Ramadan Troci në veting, i gjejnë probleme me pronat

-

Prokurori që hetoi ish- guvernator­in Ardian Fullani, doli dje para Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, pasi ishte në listën prioritare të vetingut. Ramadan Troci është kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë dhe u vlerësua për të 3 komponentë­t. Komisioner­ët e vetingut thanë se, pas sitës së trefishtë, rezulton se prokurori Troci ka një apartament në pronësi dhe një llogari bankare prej 2.5 milionë lekësh. Por, KPK- ja shtoi se prokurori ka probleme me pasuritë, pasi nuk shpjegon dot nëse ka apo jo pjesë takuese në një shtesë pa leje prej 32 metrash katrorë, të ndërtuar nga i ati në zonën e Paskuqanit, në Tiranë. Gjithashtu, KPK- ja mendon se prokurori nuk qartëson kontratën e qirasë të lidhur me një person tjetër, për një banesë, në të cilën Troci jeton bashkë me familjen. Megjithatë, prokurori replikoi duke thënë se ai posedon vetëm një shtëpi dhe një llogari bankare. I njohur si prokurori që hetoi ish- guvernator­in Ardian Fullani, si dhe hapi skandalin e tokave në Vlorë, Trocit iu kërkua llogari edhe për dosjet hetimore në Bulqizë. Por, prokurori tregoi se çdo vendim pushimi që kishte marrë, e ka vendosur në bazë të provave. “Unë jam prokurori që i kalova shtetit toka të tjetërsuar­a në bregdet me vlerë 870 milionë euro”, u shpreh Troci. Komisioner­ët e vetingut sollën në vëmendje edhe ankesën e një qytetari në Vlorë, të cilin Troci e kundërshto­i. Por, edhe për këtë gjetje, Ramadan Troci kujtoi se është i pari prokuror që ka hetuar skandalin e tokave dhe se kishte shkelur interesa të fuqishme, aq sa është kërcënuar. Vendimi për prokurorin Trocin do të shpallet më datën 14 nëntor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania