Banori: Nuk dimë si ka ndodhur, Fatmiri s'ngatërrohej me njeri

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Banorët e zonës e njihnin viktimën Fatmir Hodo si një person të qetë dhe që nuk ngatërrohej me njeri. Sipas tyre, ndonëse ishte banor i qytetit të Vlorës, ai ishte çdo ditë i pranishëm në fshat, si kreu i Njësisë Administrative të Kotës. Njëri prej banorëve të këtij fshati tregoi dje si e kishte mësuar ngjarjen e rëndë për zyrtarin e Bashkisë.

Si e mësuat ngjarjen?

Ishim diku në një tjetër vend duke luajtur domino me njëri- tjetrin dhe një banor i zonës erdhi dhe na tha cfarë kishte ndodhur dhe që ishte vrarë një person. E morëm vesh që ishte Fatmir Hodo dhe në fakt jemi habitur pasi ai ishte një njeri i qetë dhe i nuk ngatërrohej me askënd. Kemi lënë lojën që luajmë ne si moshatarë dhe jemi afruar pranë vendit ku edhe ndodhi ngjarja.

Dëgjuat krismë?

Jo, në fakt nuk kemi dëgjuar krismat. E morëm vesh nga një banor i zonës që po kalonte pranë vendit ku edhe ndodheshim, që na tregoi se kishte ndodhur një vrasje dhe se kush ishte vrarë.

Si e njihnit ju viktimën Fatmir Hodo?

Ishte i qetë dhe nuk ngatërrohej me njeri. Ne nuk dimë apo nuk kemi dëgjuar që të kishte ndonjëherë probleme me ndonjë person këtu në fshat. Kishim respekt për Fatmirin dhe e njihnim si person pa shumë fjalë, të qetë dhe që nuk ishte ngatërruar me ndonjë njeri. Ndaj edhe u habitëm kur na thanë se kush ishte vrarë. Po autorin e njihnit, vinte shpesh ai këtu në fshatin tuaj? Në fakt jo, nuk e njihnim. Nuk është nga fshati ynë, është nga një tjetër fshat rreth gjysmë ore larg. Nuk e njihnim. Dhe nuk e dimë se kush është. Vetëm nga mediat e mësuam emrin e atij që kreu vrasjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.