NDREU: NË PS S'KA GRUPE, META S'MUND TË LËRË LLESHIN PA DEKRETUAR

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Duke komentuar zhvillimet e fundit politike, si edhe dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, deputeti i PS- së, Pjerin Ndreu u shpreh në emisionin "Kjo Javë" se brenda PS nuk flitet për grupe, por debate brenda saj ka. "Absolutisht nuk ka grupe fare. Kemi debate, po. Shpeshherë, edhe unë publikisht kam mbajtur qëndrime kundër qeverisë, jo një herë, po disa herë. As Xhafa nuk është grup aty dhe as Rama nuk ka grupe aty",- tha Ndreu. Duke u ndalur në mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm, deputeti i PS- së tha se "Për sa kohë Presidenti nuk e ka dhënë një argument të fortë për vendimin e tij, më lind e drejta të them se Presidenti nuk mund të lërë pa dekretuar ministrin e Brendshëm me inate personale, apo muhabete që dëgjohen në kafe".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.