"Zgjidhja për dekretin e Lleshit, urgjente"

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ambasadorja franceze Christine Vasak beson se Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta me eksperiencën politike që kanë do t'i japin zgjidhje çështjes urgjente të emërimit të një ministri të Brendshëm. "Mendoj që, si Kryeministri, ashtu edhe Presidenti janë persona me eksperiencë në politikë, që kanë shkëmbime permanente mes tyre dhe që e dinë shumë mirë se çfarë duhet të ndodhë. Është e nevojshme, si në këndvështrimin e politikës së brendshme, ashtu edhe për politikën e jashtme dhe këtu duhet të kemi besim tek autoritetet kompetente që të gjejnë një zgjidhje, sepse vërtet është urgjente. Ecuria e Shqipërisë është e qartë ashtu siç është gjurmuar, ose janë ngritur vijat e përgjithshme 26 qershorin e vitit të kaluar dhe këtu bën pjesë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e të tjerat që ju i dini", deklaroi Vasak.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.