Balla zbardh propozimin e PS për zgjedhjet: PD kërkoi të ishin sa më larg

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS- së, Taulant Balla, ka bërë publike komunikimet me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, lidhur me datën e zgjedhjeve vendore, që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Në një takim me të rinjtë në qytetin e Belshit, Balla deklaroi se kërkesa e PS- së ka qenë që zgjedhjet vendore të zhvillohen në 9 qershor, por opozita ka preferuar që ato të shtyheshin sa më shumë, ndaj edhe u vendos data 30 qershor. "Rreth 7 muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Presidenti Meta vendosi që zgjedhjet të jenë në ditën e fundit të qershorit. Unë propozova një datë në fillim të qershorit, data 9 do të kishte qenë më mirë edhe për shkak të vapës, edhe për shkak të disa punëve në bujqësi. Por u ndjeva i habitur kur opozita nuk pranoi që zgjedhjet të ishin në 9 qershor, por donin datën më të fundit të mundshme, 30 qershorin. Është e vetmja opozitë në botë që kërkon që zgjedhjet të mbahen sa më larg. Në përgjithësi, opozitat kërkojnë që zgjedhjet të mbahen sa më afër, por këta nga frika e humbjes i duan zgjedhjet sa më larg", tha Balla. Kreu i Grupit të PS- së garantoi një fitore të socialistëve jo vetëm në Qarkun e Elbasanit, por në të gjithë vendin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.