HEKURUDHA

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Sipas kreut të qeverisë, për herë të parë pas 30 vitesh, buxheti i shtetit ka fonde jo vetëm për mirëmbajtjen e një hekurudhe, por për ndërtimin e linjës që do të lidhë Tiranën me Rinasin. "Kemi për herë të parë, mbas 30 vitesh buxhet për hekurudhat, jo për të mbajtur në punë njerëz që thonë ' punoj në hekurudhë dhe hekurudhë nuk ka', por për të ndërtuar hekurudhë. Hekurudhën e re të shpejtësisë së lartë, Tiranë - Rinas - Durrës, që do ta fillojmë vitin e ardhshëm dhe do të rindërtojmë plotësisht linjën Fier - Vlorë të hekurudhës, e cila do të lehtësojë shumë edhe bizneset në portin e Vlorës", tha Rama. u shpreh optimist për ecurinë ekonomike të vendit, duke sqaruar se PPP- të nuk janë një e keqe për Shqipërinë. "Një dallim dua të them për të gjithë ata që dëgjojnë atë zhurmën e kazanit lidhur me Partneritetin Publik- Privat. Deri në vitin 2013, buxheti i shtetit mbështetej te borxhi i jashtëm. Ndërkohë që sot, ne kemi një buxhet, i cili nuk bazohet mbi asnjë qindarkë borxh, që do të thotë se gjithçka që ne do të vazhdojmë të ndërtojmë, nuk do të ndodhë duke ua lënë si barrë fëmijëve tanë", sqaroi Kryeministri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.