BUSHATI: NUK DO TË TOLEROJMË ASNJË, AS NJERËZIT ME STATUS ZYRTAR

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme ishte dje në Bashkinë Malësi e Madhe, në një takim me banorë në vijim të turit të Llogaridhënies së drejtuesve të pushtetit vendor, ku u pyet për ngjarjet në Bularat. Gjatë takimit, Bushati u shpreh se: "Vendimi i djeshëm i ministrit të Brendshëm për të shpallur ' non grata' 52 qytetarë grekë, është një vendim i mbështetur në Kushtetutë, ligj dhe në praktikën ndërkombëtare që aplikon çdo vend. Ne jemi duke e trajtuar këtë çështje me seriozitetin maksimal sepse, siç dihet, në atë ceremoni kanë marrë pjesë jo vetëm qytetarë të zakonshëm, por edhe njerëz me status zyrtar. Për pasojë, do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore dhe ato diplomatike. Aty ku rasti e do për të ndjekur një procedurë diplomatike, e sigurt është që tolerancën tonë nuk ka pse e merr askush për dobësi".

Ministri Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.