Panorama (Albania)

Tmerr në Shkodër, ekzekutohe­t në mes të ditës tregtari i peshkut

KUSH ESHTE FATOS FERRACAKU, DYSHIMET PER VRASES ME PAGESE

-

Shkodra është tronditur nga një krim i rëndë ditën e djeshme, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri dhe një tjetër u plagos.

Viktima është Fatos Ferracaku, 40 vjeç, kushëri i afërt me Arjan Ferracakun, biznesmeni­n 31- vjeçar të vrarë më 1 shtator 2018 po në Shkodër, teksa kalëronte. I plagosur mbeti Fatmir Mehaj, 48 vjeç, i cili mësohet se është kunati i viktimës ( vëllai i bashkëshor­tes). Mehaj, në tentativë që të mbronte kunatin e tij nga plumbat, i ka dalë para e për pasojë ka marrë dy plumba.

NGJARJA Dy kunetërit kanë qenë duke pirë kafe në një lokal te merkata e Rusit, kur papritur, dy persona me një motoçiklet­ë dhe skafandra në kokë janë afruar dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre. Ngjarja, sipas Policisë, ndodhi rreth orës 11: 15. Sipas dëshmitarë­ve, njëri prej autorëve ka zbritur nga motoçiklet­a dhe është afruar te tavolina e shënjestrë­s. Në një distancë të afërt, ai ka nxjerrë një armë pistoletë. Në këtë moment, 48- vjeçari Mehaj ka tentuar t’i dalë para Ferracakut për ta mbrojtur atë. Por autori ka shtënë plot tetë herë dhe viktima, baba i katër fëmijëve, ka marrë plumb në kokë, gjoks dhe këmbë. Ai është dërguar i gjallë në Spitalin e Shkodrës, por disa minuta më pas ka ndërruar jetë. Ndërsa Fatmir Mehaj ka marrë dy plumba në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut. Dy autorët dyshohet se janë profesioni­stë dhe vrasës me pagesë. Ata kanë vepruar me saktësi dhe janë larguar duke djegur më tej motoçiklet­ën në periferi të Shkodrës, në lagjen “Guerrile”, lagje në të cilën jeton edhe familja e të “fortëve” Lici. Për këtë shkak, Policia shoqëroi njërin nga djemtë e kësaj familjeje, por më pas, siç mësohet, ai është lënë i lirë.

Zona ku ndodhi vrasja e djeshme ka pasur lëvizje të madhe qytetarësh sepse aty ndodhet merkata dhe shumë dyqane të tjera. Tregtarët e tjerë që qëlluan afër, por edhe kalimtarët e rastit, janë shokuar dhe kanë nxituar të largohen nga frika e një breshërie të mundshme. Por autori ka qëlluar me pistoletë duke e pasur të qartë objektivin e tij, 40- vjeçarin Fatos Ferracaku.

HETIMI Viktima Fatos Ferracaku është kushëri i Arjan Ferra- cakut, ky i fundit i vrarë në shtator të këtij viti në zonën periferike të Livadeve. Siç mësohet, viktima e djeshme është djali i xhaxhait të babait të Arjan Verracakut. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se Fatos Ferracaku, që mbeti i vrarë dje, jetonte në fshatin Shtoj i Ri, ndërsa kunati i tij, Fatmir Mehaj, në një tjetër fshat të afërt. Ata merreshin me tregtinë e peshkut dhe vinin çdo ditë për të shitur te merkata e Rusit. Kjo vrasje ka formën e një atentati pro- fesionist dhe dyshohet se është bërë nga vrasës me pagesë. Të dy autorët, ai që e ka qëlluar dhe tjetri që e shoqëronte, nuk kanë gabuar dhe janë treguar të qetë dhe të ftohtë në çdo veprim të tyrin. Policia ka sekuestrua­r pamje filmike në akset ku mendohet se kanë lëvizur dy shtetasit, por është vështirë të identifiko­hen për shkak të skafandrës që kishin në kokë. Gjithsesi, dyshimet paraprake e lidhin krimin e djeshëm me atë të vrasjes së kushëririt të tij në shtator të këtij viti. Burime nga hetimorët bënë të ditur se ka të dhëna se i pranishëm si dëshmitar në ngjarjen ku mbeti i vrarë biznesmeni 31- vjeçar, ka qenë edhe Fatos Ferracaku. Një tjetër dyshim i fortë i hetimorëve lidhet me veprimtari­në e mundshme kriminale të viktimës së djeshme. Blutë kanë të dhëna se ndonëse 40vjeçari merrej me tregti peshku dhe nuk kishte precedentë, ai dyshohet se ka shërbyer si vrasës me pagesë në disa ngjarje të rënda në Shkodër. Policia është duke hetuar në këtë pistë, por pa përjashtua­r edhe të tjera. Vrasja në shtator e kushëririt të tij u dyshua asokohe si ngatërresë, pasi objektivi i vërtetë i autorëve mund të ishte Asmer Bilali. Një tjetër pistë që u hetua ishte fakti se viktima kishte rënë pre e gjobëvënie­s. Më tej, u dyshua edhe për një lidhje të mundshme me vrasjen, të familjes Licaj, për shkak se viktima kishte njohje me një tjetër familje “të fortësh” në Shkodër, Bajrajt.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja
 ??  ?? Motori i djegur i autorëve
Motori i djegur i autorëve
 ??  ?? Viktima Fatos Ferracaku
Viktima Fatos Ferracaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania