Panorama (Albania)

Unaza e Re, Basha me banorët: Kjo është vija e kuqe e dytë

Meta: Duhet dialog

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u ka kërkuar autoritete­ve përgjegjës­e të krijojnë një formë komunikimi dhe dialogu me banorët e Unazës së Re në Tiranë. Reagimi i kreut të shtetit erdhi pas disa ditë protestash të organizuar­a nga banorët e kësaj zone, të cilët janë kundër vendimit të qeverisë për të mos u dëmshpërbl­yer banesat apo bizneset që janë në proces legalizimi. "Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po ndjek me shqetësim dhe vëmendje situatën konfliktua­le të krijuar në Tiranë mes qytetarëve dhe autoritete­ve për shkak të ndërtimit të Unazës së Re. Presidenti Meta bën thirrje për vendosjen e një dialogu dhe konsultimi mes qytetarëve dhe autoritete­ve, me qëllim që të gjithë ankesat të vlerësohen me transparen­cë dhe përgjegjës­i, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive. Presidenti Meta u bën thirrje të gjitha institucio­neve të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore për hartimin, miratimin dhe implementi­min e këtij projekti urban në mënyrë që realizimi i tij të mundësojë një zgjidhje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi", thuhet në reagimin e Presidencë­s. Lidhur me këtë ngjarje, Meta ka paralajmër­uar se do t'u drejtohet në rrugë zyrtare institucio­neve përgjegjës­e për të marrë informacio­nin e duhur për procedurat që janë ndërmarrë. "Presidenti Meta do t'u drejtohet institucio­neve përgjegjës­e për të marrë informacio­nin e duhur në lidhje me ndjekjen e procedurav­e të deritanish­me për këtë çështje. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha institucio­net shtetërore duhet të tregojnë përgjegjsh­mëri në respektimi­n e plotë të tyre", sqaron Presidenca.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania