Panorama (Albania)

Lista dhe fotot, kush janë 8 vlonjatët më të kërkuar

Mes tyre, Dritan Rexhepi dhe Gazmend Nebiu i grupit të Gaxhait

- Xhevair Jonuzi Gazmend Nebiu

Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e tetë personave më të rrezikshëm të Qarkut të Vlorës, që janë ende në kërkim.

Mes emrave bie në sy ai i Dritan Rexhepit, i akuzuar për vrasjen e tre personave, mes së cilëve dy efektivë Policie dhe ai i Gazmend Nebiut, i njohur si pjesë e grupit të Gaxhait. Në listë renditen tre persona të dënuar me burgim të përjetshëm dhe pesë të tjerë të dënuar me nga 25 vite burg, që të gjithë për vrasje. Me mbishkrimi­n "Personat më të kërkuar në Qarkun e Vlorës për ' Vrasje'", Policia u bën thirrje qytetarëve që nëse kanë dijeni mbi vendndodhj­en e tyre, të telefonojn­ë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Ngjarjet e rënda kriminale për të cilat akuzohen tetë personat më të kërkuar në Vlorë, kanë ndodhur në fillim të viteve në ' 90 dhe për një nga të shpallurit në kërkim, Policia nuk disponon as fotografi. Bëhet fjalë për Pali Gjergji, i cili akuzohet për shumë krime të ndodhura në vitin 1997 në qytetin e Vlorës dhe vijon të jetë ende në kërkim. Lista e 8 personave të rrezikshëm të Vlorës kryesohet nga Sokrat Ruda dhe Gëzim Memeti. Të dy akuzohen për vrasje dhe plagosje, ngjarje këto të ndodhura në vitet 1994 dhe 1996, ndërsa vendimi i Gjykatës për ta është i formës së prerë. I treti në listën e publikuar është Apostol Bucaj. 47- vjeçari është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Foto Mërtirit, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 1994. Për një vrasje të trefishtë, të kryer në bashkëpuni­m në vitin 1999, vijon të jetë në kërkim Dritan Rexhepi. Në kërkim për Policinë e Shtetit rezulton edhe Gazmend Nebiu. 42- vjeçari ka qenë anëtar i bandës së "Kakamit", të cilët akuzohen për shumë vrasje të ndodhura në qytetin e Vlorës gjatë trazirave të vitit 97'. Kakami ( Alfred Nebiu) është vrarë në 9 shtator të vitit 1999 në periferi të qytetit të Vlorës, madje trupi i tij u dogj. Gazmend Nebiu ishte i afërm i Kakamit dhe pjesë e grupit të "Gaxhait". Ndërkaq, Dritan Rexhepi, deri para arrestimit në gusht të vitit 2014 në Ekuador, rezulton një nga 10 personat më të kërkuar nga Interpol. 38- vjeçari është dënuar në Shqipëri për vrasjen e dy efektivëve të Policisë, Arben Keqi dhe Durim Kasmi, në Krujë. Në ngjarje, rastësisht u vra dhe pronari i një lokali, Raim Bakiasi. Dosja e Dritan Rexhepit, i njohur edhe me emrin Gramoz, vijon të ketë shumë mistere. I riu u prangos nga Interpoli në Amerikën e Jugut dhe pikërisht në Ekuador në verën e vitit 2014, tre vjet pas arratisjes spektakola­re nga një burg i Belgjikës. Rexhepi është një nga personat e kërkuar në katër shtete. Veç Belgjikës, ku është arratisur plot tri herë nga burgu, Rexhepi kërkohet edhe nga tri shtete të tjera, Italia, Anglia dhe Spanja. Ai u ndalua si pjesë e një grupi që u kap me 278 kilogramë kokainë në Ekuador.

 ??  ?? Dritan Rexhepi
Dritan Rexhepi
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Nexhip Rexho
Nexhip Rexho
 ??  ?? Gezim Memeti
Gezim Memeti
 ??  ?? Apostol Bucaj
Apostol Bucaj
 ??  ?? Sokrat Ruda
Sokrat Ruda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania