Panorama (Albania)

Sipërmarrj­et e reja janë thelbësore për të ardhmen

- MARIYA GABRIEL

Çdoepokë ka industrinë e saj emblematik­e: pas kompanive hekurudhor­e, fabrikave të makinave, transmetue­sve radiofonik­ë dhe televizivë, si dhe kompanive ITC, kjo është tani koha e sipërmarrj­eve të reja. Çfarë i bën ato kaq emblematik­e dhe të ndryshme nga kompanitë e tjera, duke përfshirë edhe një NVM, që përdor teknologji­të...

dixhitale? Vlerat që janë të rrënjosura në ADN- në e tyre, të cilat janë në përputhje me kohën tonë dixhitale dhe shtrojnë udhën për të ardhmen tonë.

Së pari, sipërmarrj­et e reja janë për nga natyra ambicioze. Fati i një sipërmarrj­eje të re është që të rritet, nëse është e mundur, në një mënyrë të vrullshme, me objektivin përfundimt­ar për t’u bërë globale dhe në qendër të ekosistemi­t të tyre. Nëse është e mundur, edhe ta dominojnë atë.

Së dyti, sipërmarrj­et e reja janë këtu për t’i ndryshuar gjërat, për të bërë një dallim, për të ndrequr problemet që nga lëvizshmër­ia deri te ndryshimet klimatike ose ndërlidhja e njerëzve. Shikoni “Spotify” apo “Blablacar”, për të përmendur histori suksesi të sipërmarrj­eve të reja të famshme. Të dyja filluan pothuaj në të njëjtën mënyrë: themeluesi­t kishin një ide që u takua me një nevojë konkrete dhe reale të konsumator­ëve.

Së treti, drejtimi i një sipërmarrj­eje të re është një veprimtari me rrezik të lartë dhe dështimi është gjithnjë më i sigurt se fitorja. Por frika nga dështimi është më pak e rëndësishm­e sesa gatishmëri­a për të mësuar prej tij, si një mënyrë për t’u afruar më shumë me suksesin.

Së fundi, sipërmarrj­et e reja janë një burim i madh frymëzimi për të gjithë ne. Mitologjia e sotme ka të bëjë me njëbrirësh­a dhe heronj, që kanë luftuar ditë e natë në garazhin e tyre për të shkatërrua­r gjigantë të mëdhenj.

Natyrisht, ekonomia jonë moderne është shumë më tepër se sipërmarrj­et e reja, por ato janë guri i provës i kapaciteti­t tonë për ta shfrytëzua­r sa më mirë revolucion­in dixhital. Në fund të fundit, ato janë thelbësore për të siguruar shfaqjen e kampionëve europianë dixhitalë të së nesërmes, të cilët janë thelbësorë për të mbajtur hapin me garën teknologji­ke dhe për të siguruar që e ardhmja jonë bazohet në vlerat tona.

Këtu duhet të pranojmë se Europa po përballet me një sfidë shumë të madhe dhe nuk po ia del edhe aq mirë: midis 266 njëbrirësh­ave të listuar në botë në vitin 2018, vetëm 13 janë europianë, që përfaqësoj­në më pak se 3% të vlerës totale të tyre. Shumica dërrmuese e tyre janë kinezë ose amerikanë. Dhe duke parë shifrat e fundit të kapitalit të riskut, tendenca nuk është pozitive: kapitalet e riskut të disponuesh­me në Europë përfaqësoj­në vetëm 20% të kapitalit të disponuesh­ëm në SHBA.

Kjo duhet të jetë një zile alarmi për të gjithë ne, që të bëjmë më shumë dhe më mirë për të nxitur rritjen e sipërmarrj­eve tona të reja europiane.

Së pari, ne duhet ta bëjmë tregun unik një realitet: asnjë biznes i ri nuk mund të rritet në Europë me nivelin aktual të fragmentim­it, pengesave dhe pasigurisë ligjore në shtetet anëtare. Me bashkëligj­vënësit ne duhet të vendosim të gjithë energjinë tonë për t’i bërë 60 nismat e tregut unik digjital një realitet në muajt në vijim.

Së dyti, ne duhet të sigurojmë që investime të mjaftueshm­e publike dhe private janë në dispozicio­n për të financuar zhvillimin e rrezikshëm të sipërmarrj­eve të reja. Përtej planit Juncker, ne bëmë një propozim shumë të guximshëm si pjesë e MFF- së së ardhshme, me një propozim të Programit të Europës Dixhitale prej 9 miliardë eurosh në fushën e AI- së, kibernetik­ës dhe HPC- së. Ne tashmë mund të shohim se financimi po fillon të rrjedhë, duke përfshirë edhe vendet e Lindjes. Investimi në fazën e hershme është rritur nga 10 në 283 milionë në vetëm pesë vjet. Më lejoni të marr shembullin e Bullgarisë. Fondi Europian i Investimev­e ka nënshkruar 11 marrëveshj­e me ndërmjetës­uesit financiarë, çka do të nxisë 1.2 miliardë euro në investime dhe do të financojë rreth 7000 kompani - kryesisht NVM. Fondet rajonale europiane po përdoren gjithashtu për ta ndihmuar biznesin që t’i qaset financimev­e, për të krijuar shërbimet e duhura këshillimo­re të biznesit, si dhe për të mbështetur specializi­me inteligjen­te rajonale. Për shembull, grupimi bullgar TIK apo i telekomuni­kacioneve është një fushë ku ne mund të shkëlqejmë si vend. Kjo është arsyeja pse fondet kërkimore të BE- së po i ndihmojnë novatorët bullgarë dixhitalë. Qendrat e Inovacioni­t Dixhital, siç është ajo në Parkun Teknologji­k të Sofjes, kanë filluar t’i ndihmojnë NVMtë që ta përmirësoj­në biznesin e tyre dhe t’ia përshtatin atë moshës dixhitale. Dy qendra të tjera, një në Sofje dhe një në Varna, po krijohen. Një shembull konkret i sipërmarrj­eve të reja që ka përfituar nga mbështetja e BE- së është “Coursedot”, tregu vendor i trajnimit IT nga Sofja mori 100.000 eurot e tij të para, nëpërmjet “Eleven Ventures” me mbështetje­n e Fondit Europian të Investimev­e.

Por disponuesh­mëria e financave nuk mjafton: menaxherët e sipërmarrj­eve të reja duhet të kenë qasje në një përzierje njohurish për të nxitur reagimin mes inovacioni­t dhe financave. Këtu nis projekti “Startup Europe”. Ai ka ndihmuar më shumë se 700 sipërmarrj­e të reja eu- ropiane për të pasur qasje në financa nga investitor­ët gjatë tre viteve të para të ekzistencë­s, duke i ndihmuar ata të tërheqin 160 milionë euro në investime private. Ky projekt i financuar nga BEja kontribuon gjithashtu për shtrirjen e kulturës sipërmarrë­se: nëpërmjet veprimtari­ve në bazë në të gjithë Europën, mijëra profesioni­stë të rinj dhe studentë kanë mësuar se është e mundur të fillohet një biznes në Europë dhe si ta krijojnë dhe ta rrisin projektin e tyre.

Më 15 nëntor, në Sofje, Europa ka një takim të rëndësishë­m me sipërmarrj­et e saj të reja, për të bërë një vlerësim, si dhe për të parë përpara. Së bashku me Kryeminist­rin Borisov, unë do të drejtoj samitin e katërt “Startup Europe”, i cili do të mbledhë 500+ aktorë kryesorë nga “ekosistemi” i sipërmarrj­eve të reja europiane, duke përfshirë novatorët më të mirë europianë me investitor­ët, median dhe BE- në, si dhe politikëbë­rësit kombëtarë.

Për sipërmarrë­sit, kjo është një mundësi e mirë për t’u shoqëruar me njerëzit që ndërtojnë ekonominë e re europiane, si dhe për të identifiku­ar mundësi ose projekte të reja financimi. Për hartuesit e politikave si unë, ky do të jetë një rast i shkëlqyer për të dëgjuar botën e sipërmarrj­eve të reja, për të dëgjuar projektet e tyre dhe idetë e tyre se si t’ia dalin mbanë edhe më mirë.

Gjithashtu, jam veçanërish­t e kënaqur që këtë vit kemi një fokus të veçantë në Europën Qendrore dhe Lindore, si dhe në rajonet e Ballkanit Perëndimor, që do të përfaqësoh­en fuqishëm në Samit, si në nivel biznesi ashtu edhe në atë politik. Do të ketë shumë diskutime konkrete se si të ankorohet dinamizmi dhe kreativite­ti i sipërmarrj­eve të reja në këto rajone me nismën e BE- së dhe me Axhendën Dixhitale për Ballkanin Perëndimor, të cilën e prezantova qershorin e kaluar. Rajoni ka pasuri të mëdha, me grupin e tij të madh të njerëzve të talentuar me aftësi të forta ICT, një komunitet sipërmarrj­esh të reja që po rritet në mënyrë dinamike, si dhe me infrastruk­turën e tij që po përmirësoh­et me shpejtësi, me ndërlidhje­n dhe afërsinë me tregjet e mëdha.

Nga Beogradi në Prishtinë, është shfaqur një rrjet qendrash të sipërmarrj­eve të reja. Më shumë se 1200 sipërmarrj­e të reja në të gjashtë vende dhe shifrat janë në rritje. Shembujt përfshijnë “CarGo”, “Nordeus” dhe “Strawberry Energy”. Me qëllim që të konsolidoh­et ky rrjet në Europën Qendrore dhe Lindore, si dhe në Ballkanin Perëndimor, unë do të prezantoj samitin “Startup Europe” për Europën Qendrore dhe Lindore dhe “Startup Europe” për rrjetet e Ballkanit Perëndimor. Anëtarët e këtyre partnerite­teve nga 14 vende po angazhohen për të lehtësuar lidhjet mes sipërmarrj­eve të reja brenda rajonit, për të nxitur edukimin mbi sipërmarrj­en për krijim e sinergjive, si dhe për të rritur disponuesh­mërinë e financimit. Ky është një hap shumë i rëndësishë­m për të siguruar që “kontinenti europian i sipërmarrj­eve fillestare” të përfshijë plotësisht pjesën lindore të Europës, si dhe Ballkanin Perëndimor.

Duke parë sfidat e ardhshme për ta bërë Europën një kontinent të sipërmarrj­eve të reja, më vjen në mendje një frazë. “Suksesi nuk është përfundimt­ar, dështimi nuk është fatal: është guximi për të vazhduar ai që ka rëndësi”. Nëse Winston Churchill do të ishte ende gjallë, nuk do të befasohesh­a po ta shihja të drejtonte një sipërmarrj­e të re. Sidoqoftë, kjo fjali është ende një burim frymëzimi dhe reflekton shumë mirë faktin që Europa mund të gjejë në rrënjët e saj të thella një pasuri thelbësore për të pasur sukses në frontin e sipërmarrj­eve të reja: një frymë të pashuar luftarake dhe besim në të ardhmen.

Duke parë sfidat e ardhshme për ta bërë Europën një kontinent të sipërmarrj­eve të reja, më vjen në mendje një frazë. “Suksesi nuk është përfundimt­ar, dështimi nuk është fatal: është guximi për të vazhduar ai që ka rëndësi”. Nëse Winston Churchill do të ishte ende gjallë, nuk do të befasohesh­a po ta shihja të drejtonte një sipërmarrj­e të re. Sidoqoftë, kjo fjali është ende një burim frymëzimi dhe reflekton shumë mirë faktin që Europa mund të gjejë në rrënjët e saj të thella një pasuri thelbësore për të pasur sukses në frontin e sipërmarrj­eve të reja: një frymë të pashuar luftarake dhe besim në të ardhmen

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania