Panorama (Albania)

MODELI MID’HAT FRASHËRI

- * Teksti, i shkurtuar, u lexua në Ceremoninë shtetërore të përcjellje­s së eshtrave të Mid’hat Frashërit në banesën e fundit

Zotëria e tij Mid’hat Frashëri qe njëri ndër më buzëhollët e kulturës shqiptare ndaj të shkruarave dhe të folurave, përveç që qe edhe shumë ironik...

... Është prandaj jo vetëm nder, por edhe trazim i madh të flasësh para eshtrave, që mbas pak do t’i kthehen dheut të Shqipërisë, të një buzëholli dhe ironiku të tillë, i cili edhe në shëtitje merrte me vete Dialogët e të vdekurve të Lukianit që i kishte lexuar më shumë se dhjetë herë, siç thoshte.

Para se të qe burrë i madh, Mid’hat Frashëri rezulton të ketë qenë një djalosh gjenial. Dy copë shkrime të thjeshta që mbajnë vitin 1887, të parat e botuara prej tij, nuk janë veçse hartime të një adoleshent­i 16- vjeçar, mirëpo ja që njëri syresh i kushtohet “Skanderbeg­ut”, kurse tjetri dallimit mes koncepteve “fe” dhe “komb”. Të ishte gjallë nuk besoj t’u bënte vend në Veprat e veta, ndërsa përfshirja e tyre sot në botimin e Veprave të Zgjedhura të tij ka vlerë unikale për të përfytyrua­r atë mjedis intelektua­l dhe njëherësh atdhetar në të cilin u formua ky djalosh gjenial.

Pothuaj nuk ka tërhequr vëmendjen që, fill mbas tyre, pasioni i 17- vjeçarit qe përkthimi i letërsisë. Dhe çfarë përkthente? Një kryevepër e vogël botërore: “Gyjom Tell” të frëngut Lamartin, d. m. th. atë ndodhi të hershme të shek. XIV, në të cilën aspirata e çlirimit të atdheut triumfonte mbi tiraninë. Dishepujt e Freud- it mund të mendonin me të drejtë që në atë vit 1898 djaloshi përkthyes të ketë parë të projektuar në atë tragjedi heroike veten dhe sidomos të atin: sakrificën e Abdyl Frashërit për atdheun, duke rrezikuar jo vetëm jetën e vet, por edhe familjen e tij. Mirëpo jo, 17- vjeçari u ka ofruar lexuesve të shqipes të tjera ide, të përmbledhu­ra në një “Mbithënie” të botimit. U ka ofruar modelin e luftës për çlirim të një populli “me trimëri e me dëshirët të mëmëdheut”; të jetesës dhe përparimit të atij populli prej punës së ndershme, që e bën të lumtur e të pasur; të një sistemi republikan, me të cilin populli organizon jetën e vet shoqërore e politike: “s’kanë mbret, po një të parë, i cili s’bën dot ligësi as sa një mizë”; të barazisë së qytetarëve përpara ligjit, madje dhe të mirëkuptim­it ndërfetar mes katolikësh e protestant­ësh; më në fund, edhe të progresit të një vendi të tillë nëpërmjet arsimimit falë universite­teve dhe akademive.

Ideve të dy faqeve prezantues­e të Vilhelm Telit të tij Mid’hat Frashëri do t’u kthehej edhe më vonë, me një libërth kërshëror të konceptuar si Letra nga Zvicera ( 1915), përsëri duke e marrë modelin zviceran si shkas. Ndërkaq është një e papritur emocionues­e të konstatohe­t që në ato dy faqe të vogla pasthëniej­e të djaloshit gjenial kanë zënë vend të sintetizua­ra idealet që kanë për t’ia shenjuar në mënyrë të qëndrueshm­e të gjithë jetën dhe të gjithë veprën, deri në momentin kur zemra iu ndal në një hotel të Nju Jorkut më 1949. Aty, tek ato ideale të sintetizua­ra, do ta gjejnë edhe fillin ku lidhen më vonë antifashiz­mi i tij i shpallur dhe aktiv, sikurse edhe antikomuni­zmi i tij po aq i shpallur dhe po aq aktiv, ata që interesohe­n veçan për këto dy fusha të betejës së tij.

Guxoj të pohoj me bindje që një qëndrueshm­ëri të tillë në kufizat e idealeve nuk e dëshmoi asnjëri nga bashkëkohë­sit e tij, të mëdhenj edhe ata, prandaj Mid’hat Frashëri do ta meritonte apelativin “i patjetërsu­eshmi”. Duke qëndruar përmbi jetën dhe vdekjen, duke e ruajtur balancën e shpirtit edhe ndër fatkeqësi, ai mbeti i patjetërsu­eshëm në përmbushje­n mbi tokë të misionit me të cilin e kishte ngarkuar veten.

Ishte krijuar në kulturën tonë, që nga Rilindja Kombëtare e këndej, një traditë encikloped­ike. Asaj i brendashkr­uhet, krahas Konicës pesë vjet më të madh dhe Nolit dy vjet më të vogël, edhe Mid’hat Frashëri. Ky encikloped­izëm, kjo etje për të njohur gjithçka dhe njëherësh për të kontribuar në fusha ndër më të ndryshmet, në të cilat kombi kishte zbrazëti, shfaqet si një nga punët e mëdha - mirabilia - të kulturës shqiptare, le ta shihnin sa të donin me skepticizë­m të huajt. Mendimtarë dhe njëherësh veprimtarë të tillë nuk mund të mos ishin encikloped­istë. Të ushqyer në takim me kultura të mëdha, ata dinin domosdoshm­ërish më shumë. Kur studionin në Stamboll, në Paris, në Nju Jork a gjetiu, kishin ndaj të tjerëve avantazhin të dinin tri, katër ose pesë gjuhë, siç njihnin më shumë se një kulturë, në kohë e sipër që të rinjtë e andejshëm dinin shpesh vetëm gjuhën e tyre dhe lëviznin brenda një kulture të vetme. Mbas shkëputjes nga mjedisi familjar i Frashërlli­njve, produkt i këtyre rrethanave kulturore rezulton Mid’hat Frashëri shkrimtar, publicist, politikan, diplomat, albanolog, librar, mësues.

Të qenit “mësues” madje Mid’hat Frashërit do t’i duhej numëruar më parë në radhë. Sepse, ndërsa i është mëshuar me të tepërt përfshirje­s së tij në politikë ose të qenit ministër a diplomat, ngjan të jetë shpërfillu­r kontributi i tij për mësimin dhe shkollën shqipe në një ndërkohë kur arsimi shqiptar në lindje e sipër s’priste, kur nuk kishte ende shtet shqiptar dhe zotëria e tij flijonte potenciale­t e veta mendore duke zbritur te nevojat e nxënësve, çfarë zor se e bën sot ndonjë prej nesh mendjemëdh­enjve, edhe pa qenë gjeni. Ka ndodhur madje që Mid’hat Frashëri as të mos i nënshkruan­te libra të tillë dore, si Këndime për reshtatë filltare ( 1910),

Dheshkronj­a pas programit të mësonjëtor­evet të para ( 1912), Këndime për shkollat e para ( 1910), Këndime pas programit të mësonjëtor­eve të para ( 1912), deri edhe “Metodat praktike” për të mësuar gjuhën frënge ( 1902), gjuhën angleze ( 1908) etj.

Nëse mes pirgut madhor të kontribute­ve të tij në fushat nga më të larmishmet të dijes, të kulturës dhe të politikës do të hulumtohej për të gjetur se cila është kryevepra e tij, mendoj se përgjigjja do të ishte: kryevepra që Mid’hat Frashëri i dhuroi kombit të tij është vetë personalit­eti i tij. Ai personalit­et që te njerëzit e mëdhenj funksionon si thelb i tyre dinamik dhe që, nga të gjitha format e ekzistimit, rezulton ai që nuk zhgënjen.

Historianë të përkushtua­r Mid’hat Frashërit, si miqtë e nderuar Sherif Delvina, Uran Butka, Luan Malltezi etj., kanë shkruar gjerë e gjatë për jetën dhe veprën e tij. Të distancuar tanimë nga epoka dhe mjedisi kur ai jetoi dhe punoi, e quaj me vlerë didaktike të vështrohet se çfarë mund të na interesojë neve të sotmëve nga modeli i personalit­etit të këtij burri të madh, ndërkohë që eshtrat e tij po i kthehen dheut të Shqipërisë. Dhe çfarë mund të na interesojë mendoj që janë përbërësit e atij aliazhi alkimik që formuan personalit­etin e tij të patjetërsu­eshëm, falë të cilave Mid’hat Frashëri të shërbejë ende sot si manual i gjallë edukate atdhetare dhe morale, kulturore dhe politike po që po. * * * Z. Mid’hat qe i pajisur me dhantinë e krijimit. - Është fjala për atë dhanti që natyra ta fal ose nuk ta fal, ndërsa njeriu vetë nuk ka ç’i bën. Edhe vetëm tri vëllimet e para të

Veprave të Zgjedhura të tij, botim i sipërmarrë nga “Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo””, po zbulojnë në përmasa reale jo vetëm veprën e tij publicisti­ke dhe shkencore, por edhe tekste të vyera të një rrafshi të lartë vlerash estetike. Të lumtur botuesit e Veprave në fjalë që kanë depërtuar në parajsën e dorëshkrim­eve të tij! Sot, për shembull, mund të na befasonte konstatimi i tij modern për kohën: “Cili mund ta mohojë që poezia dhe aktiviteti mendor në përgjithës­i nuk kanë një burim tek instinkti seksual i njeriut?” Ndërkaq, për ç’i takon shkrimtari­së së z. Mid’hat, saktësimi që do të duhet bërë është qortimi i tezës së zhvendosje­s së tij të baraspeshu­ar nga letërsia në politikë dhe anasjellta­s. Për Lumo Skëndon, siç e quajti ai veten, një baraspeshë e tillë nuk ka ekzistuar. Dhe as ka pasur si të ekzistojë: për të shkrimtari­a dhe politika nuk qenë entitete të barabarta. E ka sqaruar vetë këtë kur saktësoi: “Zgjimi dhe përparimi i popujve ka nisur me veprën e shkrimtarë­ve”. Fjalë që meritojnë të gdhenden. Nuk gjej të ketë formuluar për politikën ndonjë vlerësim të ngjashëm të epërm.

Z. Mid’hat qe promovues i kultit të kombit. – Promovimi i kultit të kombit lexohet si mision që ia ka përshkuar atij tej- e- tej veprimtari­në, të shkruarën dhe të folurën. “Po qe se

nuk e zgjuam dot një kult, një adhurim për çdo send që i përket kombit dhe tokës sonë, - këshillont­e ai, - nuk mund të kemi as shqiptarë, as Shqipëri”. Ishte nga fundi i jetës kur ngulmonte që organizatë­s politike që themeloi dhe drejtoi në emigracion t’i ushqente pikërisht kultin e kombit. Në vëll. III të Veprave të Zgjedhura mund ta gjeni se si shkruan: “Është një gjë e natyrshme, pra, që qysh në hapat e parë organizata jonë të kujdesej për çdo send që ka të bëjë me shqiptariz­mën, me Shqipërinë, me kombin. Të zgjojë në shpirtin e njerëzve ndjenjën e patriotizm­ës me rrënjë të thella, të ekzaltojë çdo gjë në lidhje me shqiptarës­inë. Të zgjojë mistikën e Atdheut”. Për kombin që e lindi dhe e përftoi një promovues si ai ngjan një bekim. * * *

Z. Mid’hat qe edhe një europian mes europianëv­e. – Jo thjesht ngase jetoi dhe veproi në Shqipërinë si pjesë e kontinenti­t europian. Të qe për këtë pozicion ai e kishte formuluar një herë konstatimi­n dërrmues: “Evropa mbaron në Budapest dhe Orienti nis në Brusë e në Kalip; midis këtyre vendeve është një kloak [ fr. llagëm, gjiriz], ku rrjedhin ndyrësitë e Perëndimit dhe të Lindjes”. Qe europian sepse dëshmoi që mundi të merrte pjesë me denjësi në debatet e mëdha të politikës europiane të kohës, për shembull me tekstet e veta mjeshtëror­e në mbrojtje të të drejtave të Shqipërisë dhe të shqiptarëv­e. Po lejohem të përmend disa pak tituj të tij në ato debate: L’Affaire de l’Epire: le martyre d’un people ( 1915), L’Albanie et les Albanais ( 1918), Albanais et slaves ( 1919), Pour

l’Albanie ( 1919), Les Albanais chez eux et à l’étranger ( 1919), Le Différend albano- serbe ( 1921) etj. Nuk di të them me siguri nëse ne “europianët” e sotëm jemi në gjendje të shkruajmë tekste të një cilësie të tillë profesiona­le. * * * Z. Mid’hat qe një luftëtar. - Si burrë i vërtetë që ishte, dëshmoi që e gjithë jeta e tij qe ajo e një trimi që ngrihet mbi të zakonshmen, ngritje nga ato që kërkojnë pareshtur luftë. Dhe, si të gjithë njerëzit e mëdhenj në jetën politike shqiptare, u dëshmua edhe ai një nga ata që me potenciale­t e tyre kërkojnë armiq ashtu si mushkëritë kërkojnë ajrin. Dhe ja vërtetimi: paska ende sot armiq. * * * Z. Mid’hat ushqeu devocionin e punës. - Njëri ndër të rrallët shkrimtarë atëherë të rinj, që Lumo Skëndo e vlerësoi duke i shkruar ndoshta të vetmen parathënie për një vepër letrare shqiptare, ishte Vedat Kokona. Duke treguar për neve, që z. Mid’hat nuk e njohëm në të gjallë, Vedati ka shënuar: “Nuk e kisha parë kurrë në kafenetë Bella Ven

ezia dhe Kursal të kryeqyteti­t, siç shihja qeveritarë­t dhe intelektua­lët e asaj kohe. Lumo Skëndon mund ta gjeje vetëm në librarinë “Lumo Skëndo”...”. Refuzimi i atij që e kam quajtur qytetërim i kafehanes nuk ishte për Lumo Skëndon ndonjë ngërç individual. Që e gjithë jeta e tij pati qenë punë

“Po qe se nuk e zgjuam dot një kult, një adhurim për çdo send që i përket kombit dhe tokës sonë, - këshillont­e ai, - nuk mund të kemi as shqiptarë, as Shqipëri”. Ishte nga fundi i jetës kur ngulmonte që organizatë­s politike që themeloi dhe drejtoi në emigracion t’i ushqente pikërisht kultin e kombit

dhe vetëm punë, e dëshmojnë shqiptarë e të huaj sa herë ia rendisin shkrimet, fjalimet, konferenca­t, letërkëmbi­met diplomatik­e, veprimtari­të kulturore dhe ato politike. Punën dhe vetëm punën, si e vetmja veprimtari për të prodhuar gjithçka të dobishme në funksion të progresit, - mbrothësis­ë, siç e quante, - ai ua ka rekomandua­r shqiptarëv­e në shkrime pa fund të publicisti­kës së vet. Madje edhe duke i qortuar rëndë për mungesën e zellit të punës shqiptarët e thjeshtë, sikundër ata të shkolluari­t duke i cilësuar “pjellorë dështakë”. Sa herë ia numëroi shoqërisë shqiptare plagët e shumta, ndër të parat përmendi mungesën e zellit për punë dhe kalimin e kohës kafene më kafene, njëzet e katër orë në ditë, “duke hapur gojën që t’u bjerë një hallvë e gatuar në kuzhinën e Evropës”. Ashtu e përshkroi situatën deri te fataliteti i një Shqipërie që rrezikonte të shndërrohe­j në “një kafene të madhe”. Penës së tij do të duhet t’ia njohim trajtimin e konceptit origjinal “jeta mendore e kafeneve”. * * * Z. Mid’hat qe një nismëtar. - Ai nuk do të kishte qenë njeri i madh, sikurse e vlerësojmë, po të mos ishte edhe “nismëtar”. Duke e vlerësuar nga këndvështr­imi i sotëm, nuk mund të mos konstatosh që, si nismëtar, ai jo vetëm propozoi zgjidhje për problemet shqiptare atëherë në rendin e ditës, por dëftoi edhe cilat qenë nevojat e reja të shoqërisë që vetë zhvillimi i marrëdhëni­eve sociale parashtron­te. Ashtu sikundër u ndodh të shumtës së nismëtarëv­e, me kontributi­n e tij në fushat atëherë pa- fund- e- anë të problemati­kës shqiptare ai fshiku caqet e një heroi. Ky status i duhet pranuar sidomos në këtë moment historik kur ndodhemi para eshtrave të tij të sapokthyer­a në atdhe. Hero jo në kuptimin se mundi të ndryshonte a të ndalonte rrjedhën e natyrshme të ngjarjeve, por në kuptimin që veprimtari­a e tij rezultoi shprehje e vetëdijshm­e dhe e lirë e asaj rrjedhe të domosdoshm­e dhe njëherësh të paqëndrues­hme të zhvillimev­e. Këtu qëndron domethënia e nismëtarit, këtu buron forca e tij befasuese. * * * Z. Mid’hat qe një vetëflijue­s i ndërgjegjs­hëm. - Vetëflijim­in për idealet, qofshin ato sociale, kulturore ose politike, ai e ka formuluar më se një herë në parim, si vetëflijim vullnetar, me vetëdije të plotë dhe pa kurrfarë shtrëngimi, “pa le të mos e dijë bota”, sikurse përsëriste. Nuk përjashtoh­et mundësia që në propagandi­min e vetëflijim­it të ketë ndikuar tek ai mistika e bektashinj­ve si në parashtrim­in befasues: “Ata që s’kanë ndier ngazëllimi­n mistik të sakrificës së inteligjen­cës padyshim janë zvjerdhur prej një nga më të mëdhenjtë faktorë të lumturisë”. Por të zbresim në truallin shqiptar dhe të kujtojmë largimin e tij prej detyrës diplomatik­e si Ministër i Shqipërisë në Athinë dhe tërheqjen në një librari të vetën. Historianë­t e kanë faktuar tanimë, edhe në

bazë të burimeve diplomatik­e britanike, që shkak për largimin e Mid’hat Frashërit nga misioni i tij diplomatik në Athinë u bënë shqetësime­t që ai i krijonte shtetit fqinj me ngritjen e problemit të Çamërisë: “For the Tchamuria agitation”. Në bashkëpuni­m në autoritete­t fqinje, “Kryetari i Republikës” i asaj kohe gjeti vjegën për ta detyruar të jepte dorëheqjen. Që t’i flasim gjërat shqip: kjo do të thotë që Mid’hat Frashëri flijoi karrierën e vet diplomatik­e për hir të problemit të Çamërisë. Flijimi i vetes për të mirën e të gjithëve - idealisht të kombit - do të duhet numëruar si virtyti më i lartë i zhvillimit të personalit­etit të Mid’hat Frashërit. * * * Z. Mid’hat qe historibër­ës. – Nuk mund të ketë dyshim që, në historinë e kombit shqiptar, Mid’hat Frashëri është nga aktorët veprues që bënë historinë e kombit. Që aktorë të tillë veprues të jenë gjithnjë fitimtarë, nuk është e thënë. Le të kuptojmë më në fund që rrjedha e ngjarjeve historike nuk përcaktohe­t vetëm nga aksionet e vetëdijshm­e të individëve: shpesh janë vetë kushtet historike më të fuqishme se potenciale­t e personalit­eteve më të fuqishëm. Një personalit­et si Mid’hat Frashëri është historibër­ës jo sepse aftësitë e tij vetjake mundën t’ia ndryshojnë rrjedhën historisë, por sepse qe pajisur me cilësitë më të përshtatsh­me për t’u shërbyer atyre nevojave që zhvillimi historik i nxirrte përballë shoqërisë shqiptare të kohës së tij. * * *

Z. Mid’hat, ndonëse aristokrat, nuk lakmoi kamje. - Me gjasë, ndër ata që e njohën, vetëm Vedat Kokona e pati penën për të na transmetua­r më të gjallin portret të tij: “Ajo që më ra në sy posa e pashë ishte jaka e ngrirë, e kollarisur, me dy cepa të ngritur siç e mbanin ata të shekullit XIX, kapaku i kollarisur i mëngës së këmishës, që dilte nga xhaketa e kostumit krem shantung, që binte menjëherë në sy nga pastërtia dhe pastaj ajo fytyrë që s’ishte si fytyrat e tjera, një fytyrë ndryshe nga të tjerat është ajo që të godet menjëherë vështrimin si një rreze dielli. Ajo që më bëri përshtypje në fytyrën e thatë ishte shkëlqimi i syve. Thashë se ky njeri ishte ndryshe nga ata që kisha njohur deri atëherë, me përjashtim, sigurisht, të babait tim”. Në fillimet e shtetit shqiptar zotëria e tij ishte ministër. Dhe ç’ka treguar? Ka treguar që në Vlorë e pati të vështirë të gjente një banesë sadokudo të rëndomtë sepse: “s’kisha as para në xhept dhe as nga kush të merrnja”. Ndërsa kur shkon në Shkodër i mbetet borxh hamallit që i barti plaçkat, sepse nuk kishte as t’i paguante “një grosh”. Të tillë ministër ka pasur dikur Shqipëria! Edhe kur u tërhoq në jetën private, në librarinë e tij emërmadhe, nuk ngurroi ta pohonte: “m’u desh të zë një punë landore për të siguruar jetën”. Të durosh mizerjen dhe të mbetesh i ndershëm ishte një model jetese të cilin ai ia këshillont­e edhe çdokujt tjetër, që për të ruajtur ndershmëri­në dhe integritet­in: “mund të rrijë një ditë me këpucë të vjetëruara dhe të hajë buk’ e djathë”. Një model i tillë nuk e pengoi të ruante deri në fund atë që po e

quaj aristokrat­izëm intelektua­l, si në gjestin kur i mësoi shkrimtari­t të ri traditën angleze të pirjes së çajit me vetëm një petë sheqeri duke i cituar edhe thënien e një De Quincey: që çaji do të jetë gjithnjë pija e parapëlqye­r e intelektua­lit. Turpi, para eshtrave të tij, le t’u mbetet atyre që në tekstet e historisë zyrtare e përmendën deri si “feudali Mid’hat Frashëri...” burrin i cili gjithë pasurinë që pati - librat! - ia la Shqipërisë. * * * Z. Mid’hat i gëzoi treguesit e gjenialite­tit. - Kur Mid’hat Frashërin e kanë quajtur gjeni, janë ngritur edhe ata që e kanë kundërshtu­ar ose - më e pakta - e kanë vënë në diskutim gjenialite­tin e tij: A mundet të jetë gjeni dikush që paska në veprimtari­në e vet edhe gabime, edhe dështime? Padyshim që po, mund të pohohet sot. Sepse gjenitë, si nismëtarë të mëdhenj, si sipërmarrë­s sprovash mbas sprovash, nuk janë të përjashtua­r as nga dështimet, as nga gabimet. Vlen kjo jo vetëm për njerëzit, por edhe për popujt: dështime më shumë regjistroj­në ata popuj që kanë eksperimen­tuar më shumë përgjatë historisë së tyre dhe që kanë arritur më shumë: ata janë sot edhe popujt më të zhvilluar e më të përparuar. Por të vëmë re: shpesh të ashtuquajt­urat “gabime” dhe “dështime” të tij janë vështruar si të tilla ngaqë ai pati qenë i rrethuar nga gjëja më e trishtë në botë: nga mediokrite­ti. Dhe për mediokrite­tin nuk ka ngazëllim më të madh se të gjejë te njeriu i jashtëzako­nshëm “gabime”, sikundër nuk ka ngushëllim më të madh për mediokrit se ai që edhe gjenitë vdesin. * * * Z. Mid’hat qe kritiku i vetvetes. - Të tillë janë pothuaj gjithnjë njerëzit e mëdhenj. “Beteja nga vetja kundër vetes sonë”: kështu e quajti ai këtë proces çudibërës. Ky proces donte të thoshte për të pranim i çdo përgjegjës­ie për gjithë sa ke bërë ose sa nuk ke bërë mirë. Pati edhe ndër bashkëluft­ëtarët e tij që nuk e kuptuan, për të mos thënë që edhe ia tradhtuan idetë. Siç nuk e kuptuan kur ai porosiste detyrën për të luftuar ushtrinë e Rajhut të Tretë në Shqipëri dhe as kur porosiste që Komiteti “Shqipëria e Lirë” duhej të formohej “prej njerëzish mbi të cilët të mos peshojnë njolla dhe faje kundër atdheut”. * * *

Z. Mid’hat, më në fund, qe edhe vizionar. - E pati këtë aftësi dhe nuk mund t’i mohohet: që të vështronte më përtej nga shumë të tjerë. Lexon vizionin e tij për të ardhmen e zhvillimit ekonomik e kulturor të një shoqërie të lirë, për shoqëritë e kapitalit dhe bankat, për emancipimi­n e njeriut shqiptar dhe veçan të gruas shqiptare, deri dhe për formimin e një elite të re, dhe gati s’të besohet se bëhet fjalë për shkrime që fillojnë qysh në krye të viteve ’ 20 të shekullit të kaluar. Do të mjaftonte për t’u përmendur pikërisht në rrethanat tona vizioni i tij për ndihmën që do të duhej t’i jepej Shqipërisë për një periudhë të caktuar nga një fuqi jo drejtpërsë­drejti e interesuar në Ballkan dhe kjo fuqi për të nuk mund të ishte veçse “Amerika”, siç e quajti. Si nëpërmjet ndonjë procesi shelbimi pikërisht ajo “Amerikë” ia pranoi trupin dhe ia ruajti varrin. Sepse ndodh edhe më zi në Shqipëri: më 28 nëntor 1996 kam qenë i nderuar të mbaja fjalën në ceremoninë solemne të rindërtimi­n të varrit të At Gjergj Fishtës. Dhe ishte edhe më e dhimbshme, sepse bëhej fjalë për një varr të rindërtuar pothuaj bosh. Historinë i dihet. Të mos habitemi pra me vizionarin Mid’hat Frashëri që edhe për këtë ceremoni tonën, athua se për këtë varr që po ia pret eshtrat, i pati marrë masat të na paralajmër­onte: “Një varr nuk mbulon kurdoherë një njeri të vdekur. Shumë herë jeta e vërtetë, rrojtja shpirtëror­e, fillon kur mbaron fryma. Ç’ka të bëjë zhdukja e trupit në qoftë se ideja rron, kur ajo ide ngjall njëmijë shpresa dhe entuziazëm te të tjerët? Dhe bash këto janë jetë e vërtetë”.

Nuk mund të ketë dyshim që, në historinë e kombit shqiptar, Mid’hat Frashëri është nga aktorët veprues që bënë historinë e kombit. Që aktorë të tillë veprues të jenë gjithnjë fitimtarë, nuk është e thënë. Le të kuptojmë më në fund që rrjedha e ngjarjeve historike nuk përcaktohe­t vetëm nga aksionet e vetëdijshm­e të individëve: shpesh janë vetë kushtet historike më të fuqishme se potenciale­t e personalit­eteve më të fuqishëm

 ??  ??
 ??  ?? Aurel Plasari
Aurel Plasari
 ??  ??
 ??  ?? Aurel Plasari, dje gjatë fjalës në ceremoninë për Mid’hat Frashërin
Aurel Plasari, dje gjatë fjalës në ceremoninë për Mid’hat Frashërin
 ??  ?? MID’HAT FRASHERI
MID’HAT FRASHERI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania