Panorama (Albania)

Maks Velo: Mid'hati antikomuni­st, nuk u arrestua nga SHBA

“Vlerësoj publicisti­kën e tij, themeloi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë”

-

Studiuesi Maks Velo e cilëson Mid'hat Frashërin një figurë që i bashkon shqiptarët. Nga ceremonia e organizuar në nder të Mid'hat Frashërit, shkrimtari dhe piktori Velo vlerësoi maksimalis­ht publicisti­kën dhe anën shkencore të tij.

"Më duket se ai nuk i ka përçarë shqiptarët. Shqiptarët janë përçarë shumë herë, por vetë. Nuk është Mid'hat Frashëri ai që i ka përçarë shqiptarët. Fakti që ka kaq shumë njerëz në homazhe, e tregon këtë. Mid'hat Frashëri ka disa vlera. Ajo që unë vlerësoj shumë dhe për të cilën kam ardhur është ana intelektua­le e tij. Shkrimet e tij, publicisti­ka e tij, ana shkencore e tij, dëshira e tij për t'u bërë një institut albanologj­ik, i cili në fakt është pararendës­i i Akademisë së Shkencave. Në një farë mënyre, ai është themeluesi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. E vlerësoj shumë nga ana shkencore Mid'hat Frashërin", tha Velo. Pavarësish­t diskutimev­e të shumta për aktiviteti­n politik të Mid'hat Frashërit, studiuesi Maks Velo thekson se janë dy pika që janë në favor të tij. Velo kujton faktin se ai ishte antikomuni­st dhe se SHBA nuk e arrestoi. "Ana politike është shumë e diskutuesh­me. Megjithatë ka dy pika që e mbrojnë Mid'hat Frashërin, fakti që ai ishte antikomuni­st dhe e dyta që qeveria amerikane nuk e arrestoi. Po të ishte kundër aleatëve, kundër botës perëndimor­e dhe demokratik­e, amerikanët do e kishin gjykuar. Por fakti që ai vazhdoi veprimtari­në e tij, tregon që ai ishte një figurë e madhe properëndi­more. Kjo është një vlerë e madhe për ne edhe sot. Ai ishte një figurë e ndritur encikloped­ike, me shumë dije, kuriozitet. Në shkrimet e tij ka shumë detaje të vyera. Unë kam lexuar një shkrim të tijin, në 1908- n po vinte nga Qukësi për në Elbasan për punën e germave të gjuhës shqipe. E përshkruan atë rrugë që e nis në 4 të mëngjesit dhe që mbërrin në 6 të mbrëmjes atje. Në leximet e tij ka një pasuri të madhe gjeografik­e, historike, politike të pazëvendës­ueshme", sqaron studiuesi në një intervistë për "News 24". Sipas Maks Velos, figura e Mid'hat Frashërit nuk duhet t'i përçajë, por t'i bashkojë shqiptarët. Ai vlerëson si të drejtë vendimin e qever- isë shqiptare për sjelljen e eshtrave të Mid'hat Frashërit në Shqipëri, duke e çuar në fund amanetin e tij. "Qeveria ka bërë një veprim shumë të drejtë me kthimin e eshtrave. Ne jemi të përçarë për shumë probleme dhe ky nuk është faji i Mid'hatit. Për çdo problem jemi fragmentar­ë, kundërshtu­es e me interesa të ndryshme. Por sjellja e eshtrave të Mid'hatit bën që ne të bashkohemi", deklaroi Maks Velo.

Ai ishte një figurë e ndritur encikloped­ike, me shumë dije, kuriozitet. Në shkrimet e tij ka shumë detaje të vyera. Unë kam lexuar një shkrim të tijin, në 1908- n po vinte nga Qukësi për në Elbasan për punën e germave të gjuhës shqipe. E përshkruan atë rrugë që e nis në 4 të mëngjesit dhe që mbërrin në 6 të mbrëmjes atje. Në leximet e tij ka një pasuri të madhe gjeografik­e, historike, politike të pazëvendës­ueshme

 ??  ?? Studiuesi Maks Velo
Studiuesi Maks Velo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania