Panorama (Albania)

Malltezi: Vendimi për kthimin e eshtrave, i vonuar

Ana Lalaj: Mid'hat Frashëri e la Shqipërinë i traumatizu­ar

- Ana Lalaj Luan Malltezi

Historiani Luan Malltezi ka vlerësuar vendimin e qeverisë për kthimin në atdhe të eshtrave të Mid'hat Frashërit. Historiani i njohur kujton se qëndrimet e Mid'hat Frashërit kundër komunizmit rezultuan të sakta. "Qeveria në mënyrë absolute ka bërë shumë mirë që kthen eshtrat e Mid'hat Frashërit. Kthimi i tyre madje është shumë i vonuar. Nëse eshtrat e tij do t'i kthenin të djathtët, do hapej një problem i madh. Do thoshin e sollën ballistët. Ndërsa kur vjen e majta, qeveria shqiptare nuk e sjell në këtë kuptim, por e sjell si një personalit­et të rëndësishë­m të kulturës shqiptare. Nëse bëjmë një renditje të figurave më të mëdha të kombit, Mid'hat Frashëri është ndër të parët. Është një personalit­et jashtëzako­nisht i madh, për të cilin kishte nevojë Shqipëria. Është e habitshme se si ka qëndruar letërsia shqiptare pa Mid'hat Frashërin. Derisa filloi Lufta e Dytë Botërore nuk ka pasur njeri idenë se Mid'hat Frahëri ishte tradhtar. Ai ishte përfaqësue­s i ndërgjegje­s shqiptare. Është i vetmi personalit­et, madje edhe sot e kësaj dite nuk ka, që botonte në revistat dhe gazetat e Europës shkrime dhe analiza kryesisht për çështjen shqiptare. Ishte një antikomuni­st që i doli fjala. Ai thoshte se komunizmi ishte një gjarpër në gji. Për mua, përmasat e figurës së tij janë me ato Ëinston Churchill. Padyshim një shqiptar i jashtëzako­nshëm", shprehet Malltezi. Historiani­a Ana Lalaj e cilëson Mid'hat Frashërin një patriot të përjetshëm. "Ai, Mid'hat Frashëri, një patriot i përjetshëm, kur u largua nga Shqipëria, nga Shqipëria që e donte aq shumë, për të cilën dha një kontribut të jashtëzako­nshëm, u largua në mënyrë tragjike. Ajo që unë kam lexuar për të ishte që në Shkodër, në qytetin e fundit që ai përshkoi para se të kalonte kufirin, ishte i traumatizu­ar shpirtëris­ht dhe kishte filluar të fliste me vete. Kjo tregon dhimbjen, me të cilën ai po linte vendin e tij pa ditur nëse do të kthehej përsëri një ditë ose jo", sqaron ajo.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania