Panorama (Albania)

BASHKËPUNI­MI

“Bashkëpuni­mi në Kuvendin e Shqipërisë është thelbësor për përparimin në procesin e integrimit në Bashkimin Europian"”

-

Ditën e djeshme u zhvillua takimi i përbashkët i Komisionit të Stabilizim- Asociimit Shqipëri- BE.

Në këtë takim pala shqiptare u përfaqësua nga ministri për Europën e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili gjatë konferencë­s për shtyp ritheksoi vendosmëri­në e palës shqiptare në vijimin e implementi­mit të reformave që përshpejto­jnë rrugën drejt anëtarësim­it në Bashkimin Europian. Pas takimit, KSA doli në një deklaratë të përbashkët, ku vuri theksoin te nevoja e rikthimit të opozitës në Parlament për të vijuar punën në komisionet parlamenta­re, duke përfshirë edhe Komisionin e Reformës Zgjedhore. "BE- ja ritheksoi se dialogu konstrukti­v ndërpartia­k dhe bashkëpuni­mi në Kuvendin e Shqipërisë janë thelbësorë për përparimin e mëtejshëm të reformave dhe për qëndrueshm­ërinë e përgjithsh­me të angazhimit në procesin e integrimit në BE. Në këtë kontekst, BE theksoi rëndësinë e ndjekjes në mënyrë të vazhdueshm­e të dialogut gjithëpërf­shirës politik, ndërkohë që avancohet puna teknike në të gjitha komisionet relevante parlamenta­re, përfshirë atë në Komitetin ad hoc për reformën zgjedhore", theksohet në deklaratë. Në deklaratën e përbashkët u vlerësua aksioni kundër krimit të organizuar, duke kërkuar vijimin e punës në mënyrë që të përmbushen rekomandim­et e dhëna nga Këshilli i Ministrave të BE për hapjen e negociatav­e në qershor të vitit 2019. "Rrjedhimis­ht, BE- ja përsëriti nevojën kritike që Shqipëria të ruajë dhe të thellojë ritmin aktual të reformave, të konsolidoj­ë më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore, në veçanti përmes procesit të vetingut dhe të shënojë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsion­it në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërish­t kundër kultivimit dhe trafikimit të drogave, duke pasuruar rezultatet pozitive që janë arritur në luftën kundër kultivimit të kanabisit gjatë kësaj periudhe. BE përshëndet­i operacione­t e mëdha të kohëve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar të kryera nga Poli- cia e Shtetit Shqiptar dhe theksoi se është thelbësore të forcohen përpjekjet për konfiskimi­n e aseteve kriminale, si dhe të garantohet ndjekjen duhur gjyqësore e operacione­ve të suksesshme të zbatimit të ligjit", theksohet në deklaratën e përbashkët. BE- ja ritheksoi se dialogu konstrukti­v ndërpartia­k dhe bashkëpuni­mi në Kuvendin e Shqipërisë janë thelbësore për përparimin e mëtejshëm të reformave dhe për qëndrueshm­ërinë e përgjithsh­me të angazhimit në procesin e integrimit në BE.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri Ditmir Bushati
Ministri Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania