Panorama (Albania)

PD nuk ftohet në takim, Pollo: Frikë nga kriminaliz­imi

-

Opozita akuzoi dje maxhorancë­n se nuk i ka dërguar ftesë për takimin e dhjetë të Këshillit të Stabilizim­it dhe Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe BE- së. Kryetar i Komisionit të Integrimit Europian, Genc Pollo, thotë se qeveria prishi traditën pozitive të përfaqësim­it në organet e BE- së, duke shtuar se ky gjest vjen jo vetëm nga e vërteta e kriminaliz­imit të shtetit, por edhe si shenjë e degradimit politik të qeverisë. "Për herë të dytë qeveria Rama shkel mbi traditën pozitive të përfaqësim­it bipartizan në organet e BE- së si shprehje e vullnetit konsensual për integrim europian. Edhe sot, ashtu si dhe një vit më parë, qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me zyrtarë si Bushati e të tjerë, por pa kryetarin e këtij Komisioni për Integrimin Europian, të cilit nuk iu dërgua ftesë. Që në vitin 2011, qeveria e Partisë Demokratik­e krijoi precedenti­n pozitiv të përfshirje­s së kryetarit të Komisionit parlamenta­r për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim- Asociimit Shqipëri- Bashkim Europian. Ky precedent pozitiv, bazuar në mbështetje­n konsensual­e maxhorancë- opozitë të anëtarësim­it të vendit në BE, u kthye në traditë deri në nëntor 2017. Ky gjest nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminaliz­imit të shtetit, me bandën e Bajrave e plot të tjera, gjë që nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur, duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit", u shpreh kryetari i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania