Panorama (Albania)

Sërish zjarr tek ‘ Astiri’, Veliaj: S'ju quajta shpellarë

"Shpronësim­et 100%, edhe pse shumica loto, lavazhe e 8 kate pa leje"

-

Pas protestës me flakë e tym të shkaktuar nga deklarata e kryebashki­akut Erion Veliaj ka reaguar vetë ky i fundit me një shkrim sqarues në rrjete sociale, ku nënvizon se për asnjë moment nuk ka quajtur "shpellarë" banorët rezistentë. Sipas tij, fjala iu është referuar deputetëve të opozitës, që tentuan të futen me forcë në bashki, të komanduar nga ishlideri i saj, sot deputet. "Shpellarë quajta deputetët e Saliut, që i sulen barbarisht zonjave police të bashkisë. S'i quaj dot deputetë këta prehistori­kë. Saliu i vrau me plumba në mish në bulevard, le më t'i lejonte te dera", citon Veliaj në "Twitter", duke shtuar se do të ketë shpronësim­e 100%, edhe pse shumica e ndërtesave janë loto, lavazhe apo tetë kate të ndërtuara pa leje. As kjo deklaratë nuk ka qetësuar rezistencë­n e banorëve, të cilët edhe pasditen e djeshme dogjën goma e shashka në mes të rrugës kryesore që pritet të zgjerohet, sipas projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe. Në daljen e radhës ata i bëjnë thirrje urgjente qeverisë dhe bashkisë që të tërhiqet nga projekti. "Më mirë të na zërë brenda ekskavator­i, sesa të lirojmë shtëpitë. Nuk po kërkon njeri 2 a 3 hyrje sa ç'kemi. Duam thjesht një banesë, ku të fusim kokën. Qeveria e Bashkia të tërhiqen, në të kundërt protesta do marrë përmasa të tjera", shprehen banorët e acaruar. Edhe në protestën e së mërkurës nuk munguan djegiet e gomave e shashkat në rrugë. Risi e saj ishte një flamur i madh shqiptar dhe disa amerikanë shoqëruar me pankarta "SHBA na mbro". Bllokimi i rrugës kryesore, duke mos lejuar kalimin e automjetev­e, ka ndodhur edhe në ditën e dymbëdhjet­ë të protestës. Sakaq, të vetmit mbështetës të kauzës së banorëve vijojnë të jenë partitë opozitare. Deputetë të PD- së e LSI- së kanë qenë pjesë e tubimit. Dy ditë më parë, kreu i bashkisë deklaroi se për këto familje do të ofrohet për tre vjet qira falas, ndërkohë që këta banorë do të jenë në krye të listës së përfituesv­e në programet e tjera të strehimit të bashkisë. Por, banorët e konsideroj­në qesharake këtë ofertë, pasi nuk janë të zotë më të ndërtojnë tjetër banesë.

 ??  ?? Kryebashki­aku Erion Veliaj
Kryebashki­aku Erion Veliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania