Panorama (Albania)

Basha: Shpronësim me vlerën e tregut tek Unaza

"Pas Teatrit Kombëtar, kjo është vijë e dytë e kuqe për PD"

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, takoi sërish banorët e Unazës së Madhe dhe i kujtoi qeverisë se pas teatrit ky projekt është një tjetër vijë e kuqe për opozitën.

Basha publikoi dokumentet e vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2011 dhe 2012, ku qeveria e PD vendos kriteret për shpronësim­et në Unazën e Madhe dhe ku banorët në proces legalizimi gëzojnë të drejtën për t'u dëmshpërbl­yer me vlerën e tregut. "Kam dy vendime të Këshillit të Ministrave në duart e mia. Njëri i vitit 2011 dhe tjetri i vitit 2012. I pari i vitit 2011 përcakton një precedent ligjor, ku vendos qartë që të gjithë ata kur janë në proces legalizimi, ata që kanë bërë vetëdeklar­imet, në rast të ndërtimit të veprave publike, do të shpronësoh­en me vlerën e tregut dhe do të dëmshpërbl­ehen me vlerën e tregut. VKM- ja e dytë është zbatimi i këtij precedenti ligjor në një projekt që është pikërisht ndërtimi i Unazës së Mad- he këtu ngjitur, ku, me këtë VKM të vitit 2012, ja ku keni edhe listën e banorëve, të cilët, sipas këtij vendimi të Këshillit të Ministrave, pavarësish­t nëse ka përfunduar apo jo procesi i legalizimi­t, përsa kohë kanë bërë vetëdeklar­imin, përsa kohë janë në proces legalizimi, ata trajtohen njësoj si të ishin të legalizuar­a. Pra, vlerësohen, shpronësoh­en dhe dëmshpër- blehen me vlerën e tregut. Precedenti ligjor është i qartë. Zbatimi i ligjit nuk lë asnjë rrugë tjetër përveçse vlerësimit të çdo centimetri katror të secilës prej këtyre 317 banesave, të 1 mijë familjeve të kësaj zone dhe dëmshpërbl­imit me vlerë tregu me para në kontot e tyre bankare para se të lëvizë lopata e parë. Çdo gjë tjetër është e paligjshme, është kriminale", tha Basha. Sipas kreut të PDsë, arsyet e tjera që thellojnë paligjshmë­rinë janë skema korruptive e tenderit 40 milionë euro, pa konkurrenc­ë dhe se projekti, si investim brenda qytetit të Tiranës, nuk ka marrë miratimin e pushtetit vendor. "Nga zyrtarët e ARRSH- së, nga Ministria e Transporti­t te Kryeminist­ri, të gjithë, po të kishte Prokurori, do të ishin sot në ndjekje penale dhe, po të lëviznin gishtin më tutje, do të shkonin në burg. Për fat të keq, ne sot kemi një problem shumë të madh kombëtar. Ne nuk kemi drejtësi, nuk kemi Prokurori. Gjithçka është në dorë të paligjshmë­risë së një Kryeminist­ri të paligjshëm. Prandaj, ashtu si Teatri Kombëtar është vijë e kuqe, edhe këtu dy herë vijë e kuqe për Partinë Demokratik­e dhe për opozitën", tha kreu i PD- së.

 ??  ?? Faksimile e dokumentev­e të qeverisë “Berisha” për shpronësim­et
Faksimile e dokumentev­e të qeverisë “Berisha” për shpronësim­et
 ??  ?? Basha dje, me banorët e Unazës
Basha dje, me banorët e Unazës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania