Panorama (Albania)

Ligji 7501, kushtet e reja për kalimin në pronësi të tokës bujqësore

Prona, për të cilën kërkohet tapia, nuk duhet të jetë e zënë nga ndërtimet pa leje dhe të mos jetë pjesë e fondit të kompensimi­t

-

Rishikohen kriteret për marrjen e certifikat­ës së pronësisë për çdo sipërfaqe toke të ndarë me 7501.

Në kushtet kur drafti i ri për “Përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” është ende në fazën e konsultime­ve, janë bërë ndryshime sa i takon regjistrim­it të tokave bujqësore si edhe në hapat që do të ndiqen për pajisjen e fermerëve me certifikat­ën e pronësisë.

KUSHTET Sipas projektlig­jit, për regjistrim­in përfundimt­ar do të kërkohet përmbushja e 6 kritereve. Së pari, duhet që fermerët të kenë paraqitur kërkesë pranë bashkisë apo njësisë administra­tive ku banojnë për pajisjen me AMTP. Së dyti, kërkesa nuk konsideroh­et e mirëqenë nëse nuk bëhet nga përdoruesi faktik, çka do të thotë se nuk mund të pretendosh pronësinë për një pronë, të cilën nuk e përdor. Së treti, duhet që toka të mos u takojë zërave “rëra bregdetare” ose “plazhe”. Duke qenë se miratimi i këtyre ndryshimev­e ligjore do të shoqërohet me një fazë inspektimi dhe inventariz­imi në terren, atëherë duhet që kjo pronë të mos jetë kaluar në pronësi të të tretëve si edhe të mos jetë pjesë e fondit për kompensimi­n fizik të ish- pronarëve. Së fundmi duhet që në hapësirën e pretenduar të mos jetë ndërtuar pa leje, qoftë kjo nga të tretë, qoftë edhe prej familjes kërkuese. Pra, toka bujqësore duhet të ketë ruajtur identiteti­n si e tillë, pa u uzurpuar nga ndërtimet. Të gjitha këto vlejnë për ata fermerë, të cilët nuk e kanë marrë certifikat­ën e pronësisë. Paralelish­t me këtë proces, do të nisë edhe një tjetër, mbi ata të cilët e posedojnë dokumentin e pronësisë. Kështu, të gjitha AMTPtë e fituara para hyrjes në fuqi të këtij ligji do të konsideroh­en të vlefshme nëse: kanë qenë pronarë të tokës përpara krijimit të kooperativ­ave, kanë Në fund të këtij viti përfundon edhe afati për pajisjen e fermerëve me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi. Përveç familjeve që nuk janë të pajisur me Aktin e pronësisë në skemë, janë edhe ato të cilat e kanë këtë dokument, por nuk kanë bërë ende regjistrim­in në Hipotekë. Në të dyja rastet, fermerët duhet të paraqiten në Njësinë Administra­tive përkatëse ku kanë pretendimi­n. Sa i takon dokumentac­ionit që duhet të dorëzohet, përveç kërkesës për pajisjen me aktin e përdorimit nga komisionet e ndarjes së tokës ( për ata që ende nuk e kanë), kërkohet edhe planvendos­ja e secilës ngastër që kanë në përdorim, certifikat­ë familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e bashkisë, ku të pasqyrohet numri i anëtarëve të familjes përfituese, në favor të të cilit do të lëshohet akti i marrjes së tokës në pronësi, sipas gjendjes më 1 gusht 1991 si edhe dokumentac­ionin që vërteton se janë përfitues, si rezultat i lëvizjes nga qendrat e tyre të banimit. përfituar një sipërfaqe vetëm në territorin e një kooperativ­e apo ndërmarrje bujqësore si edhe toka e ndarë me AMTP që nuk është e zërave “rëra bregdetare” ose “plazhe”. “Kontrolli i AMTP- ve, në raport me kushtet për ligjësimin sipas këtij neni, realizohet gjatë procedurav­e të regjistrim­it dhe/ ose përmirësim- përditësim­it të regjistrit të pasurive të paluajtshm­e”, thuhet në draft. PËRFITIMET ABUZIVE

Praktikat e inventariz­imit dhe përditësim­it në terren, që do të shoqërojnë këtë proces, do të nxjerrin në pah edhe përfitimet e bëra në mënyrë abuzive. Kështu, të gjithë ata fermerë që kanë përfituar abuzivisht tokën me 7501- n, do të detyrohen ta kthejnë atë. Kjo sipërfaqe do të përdoret më tej për kompensimi­n e pronarëve. Drafti parashikon po ashtu që në rastet kur prona është shitur, atëherë ajo familje do të duhet ta paguajë me çmimin e tregut. bazuar në hartën me çmimet e trojeve që miratohet nga qeveria. AGJENCIA E KADASTRËS Prej 1 janarit 2019, do të nisë funksionim­in edhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Kjo strukturë e re, që do të ngrihet, do të ketë në ngarkim të gjitha çështjet e pronësisë, përfshirë pajisjen me titull pronësie të fermerëve, inventariz­imin e tokave shtetërore, legalizimi­n e ndërtimeve pa leje, regjistrim­in e banesave të para ’ 91- shit deri te kompensimi i pronarëve të shpronësua­r për efekt të procesit legalizues dhe i pronarëve të shpronësua­r në kohën e diktaturës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania