Panorama (Albania)

Ahmetaj: Borxhi publik do të ulet 2% në 2019

"Nuk heqim dorë nga paketa e solidarite­tit dhe ulja e taksave"

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi dje në Komisionin e Ekonomisë se borxhi publik në vitin 2019 do të ulet 2 për qind. Ministri i Financave deklaroi se qeveria nuk ka devijuar nga strategjia për uljen e borxhit. Ministri Ahmetaj tha se në këto kushte qeveria nuk do të heqë dorë nga paketa sociale dhe ulja e taksave. "Në vitin 2019, ne targetojmë një reduktim të borxhit publik, me rreth 2 për qind. Këtu i referohem konceptit të borxhit neto, pra, i zhveshur nga efekti momental i Eurobondit. Ndërsa në afatin e mesëm, ne synojmë të arrijmë të ulim borxhin rreth 60 për qind në vitin 2021, në përputhje gjithashtu edhe me premtimin tonë elektoral. Niveli i deficitit të përgjithsh­ëm, që ne targetojmë në buxhetin e vitit 2019, është 1.9 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ( pra, vijon të jetë me ulje nga targeti i një viti më parë dhe vijon të jetë niveli më i ulët që është targetuar historikis­ht në një ligj buxheti)", tha Ahmetaj. Ministri Ahmetaj gjatë raportimit për shifrat e borxhit publik tha se në 2019- n do të arrijë 64,9 për qind. Kreu i Financave u shpreh se qeveria nuk do të heqë dorë nga paketa sociale dhe ulja e taksave. "Borxhi këtë vit do të jetë 66,9 për qind neto dhe vitin tjetër do të jetë 64,9 për PËR QIND parashikon të arrijë në vitin 2019 borxhi publik. Qeveria parashikon reduktim të borxhit me 2 për qind nga 66,9 për qind që do të jetë këtë vit, ndërsa deficiti fiskal 1.9 për qind i Prodhimit të Brendshëm Bruto. 1 për qind pritet të ndikojnë në rritjen ekonomike investimet në infrastruk­turë me koncesion, sipas ministrit Ahmetaj. qind. Pra, praktikish­t nuk kemi devijuar nga strategjia, praktikish­t kemi axhustuar strategjin­ë. Strategjia është orientuese dhe praktikish­t ne jemi në një trajektore intensive të uljes së borxhit publik, ndërkohë që nuk heqim dorë nga dy elementë; pikë së pari nga paketa jonë sociale, së dyti nga ulja e barrës fiskale dhe mbajtja e investimev­e publike në 5 për qind", u shpreh Ahmetaj. Projektet e infrastruk­turës që do të ndërtohen me koncesion nëpërmjet programit "1 miliardë euro investime" do të rrisin ekonominë 1 për qind. "Një nga projektet e Partnerite­tit Publik- Privat ka përmbyllur një transaksio­n kredie të madhe me një bankë vendase. Pra, menjëherë u materializ­ua nevoja dhe furnizimi i nevojës me likuiditet, në rastin e një PPPje. Një koncesion në infrastruk­turë shumë i rëndësishë­m dhe me një shifër të konsiderue­shme. Kuptohet që në varësi të hyrjes në ekonomi të të gjithë ose të bërjes së këtyre investimev­e, besoj që ndër vite në ritmin e rritjes do të ketë të paktën 1 për qind plus në rritjen ekonomike, përveç faktorëve të tjerë konsekutiv­ë, që do t'i numërojmë në muajt apo vitet në vazhdim", u shpreh ministri.

 ??  ?? Ministri Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë
Ministri Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania