Panorama (Albania)

“Ligjet” kërkojnë rritje rrogash për zyrtarët e lartë

Fino: Grup pune, pagat të barazohen me drejtësinë

-

Komisioni i Ligjeve miratoi dje një amendament për të rishikuar pagat e personalit­eteve të larta shtetërore.

Gjatë shqyrtimit nen për nen të buxhetit të shtetit, relatori i projektlig­jit, Bashkim Fino, ngriti si shqetësim vendosjen e pagave të larta për funksionar­ët e sistemit të drejtësisë me miratimin e ndryshimev­e ligjore të Reformës në Drejtësi.

Fino u shpreh se në buxhetin e shtetit, në nenin 12, parashikoh­et paga e Presidenti­t si maja e rrogave të administra­tës publike. Por ai ngriti shqetësimi­n se funksionar­ët e sistemit të drejtësisë kanë një rrogë dy herë më të lartë se Presidenti dhe për këtë, kërkoi ngritjen e një grupi pune për ndryshimin e sistemit të pagave. "Unë jam që të bëjmë një vërejtje sugjeruese për nenin 12, sepse është nen që nuk përputhet me këto shifra që ne miratuam, edhe me kontigjenc­ën që kemi, edhe me të gjitha me radhë. Ne ikim me dy standarde, një standard themi që paga e Presidenti­t është maja e piramidës, dhe pjesa tjetër që kemi miratuar me ligje dhe akte normative kanë kaluar MILIONE Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, u shpreh se paga e Presidenti­t të Republikës duhet të jetë 5 milionë lekë më e lartë se e kryetarëve të institucio­neve të drejtësisë. Kjo rritje page e Presidenti­t reflektohe­t më pas në rritjen e pagave për të gjithë titullarët e lartë shtetërorë, pasi skema vjen në formën e piramidës dhe pagat janë në bazë të përqindjes së rrogës së Presidenti­t, e cila është pikë reference në sistemin e rrogave shtetërore. me fond page. Do të thotë që ata nuk janë në piramidë. Të thuash që e dua rrogën kaq, është konflikt i pastër interesi, siç e bën Gjykata Kushtetues­e, që tani s'kemi fare Gjykatë. Unë propozoj që Këshilli i Ministrave, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të propozojë për vendosjen e një hierarkie të pagave. Është një propozim që unë e bëj në ligjin e buxhetit të shtetit, që ta ketë parasysh qeveria që të bëjë një rishikim të pagave. Është e detyruar ta bëjë në funksion të saj. Është e detyruar që të ngrejë një grup ndërminist­ror, që të bëjë një hierarki të re të pagave", u shpreh Fino.

Krahas kësaj, deputeti socialist bëri një paralelizë­m të institucio­neve shtetërore për nga hierarkia me nivelin e pagave të sistemit të drejtësisë. "Kemi një protokoll shteti. Kur ka një ceremoni, del i pari Presidenti i Republikës, del Kryetari i Kuvendit, del Kryeminist­ri, del Gjykata Kushtetues­e, dalin ministrat, deputetët, prefekti e kështu me radhë. Në këtë aktivitet do të ketë një protokoll. Po të marrim protokolli­n e nenit 12, duhet të ndryshojë protokolli shtetëror. I pari duhet të jetë Kryetari i Gjykatës së Lartë, i dyti gjyqtari i Gjykatës së Lartë, i treti do të jetë kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe deri te gjyqtarët e thjeshtë. Do të jenë ca shkallë bosh, pastaj do vijë Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeminist­ri, ministrat dhe pastaj ne në fund, deputetët", tha deputeti socialist Bashkim Fino.

 ??  ?? Komisioni i Ligjeve
Komisioni i Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania