Panorama (Albania)

Gjika del i pafajshëm në Apel, bien katër akuzat

-

VLORE - Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me burg, Apeli e nxjerr të pafajshëm. Ish- kreu i Bashkisë së Vlorës për tri mandate, Shpëtim Gjika, ka marrë pafajësinë në Gjykatën e Apelit në Vlorë për katër akuza që ishin ngritur ndaj tij. Vendimi është dhënë nga kryesuesja e trupës, Alma Liçaj, e cila mban dhe detyrën e kryetares së kësaj Gjykate. Gjyqtarja ka dhënë këtë vendim të hënën, pikërisht një ditë para se të dilte para Komisionit të Vetingut. Pjesë e trupës gjykuese ishin Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati. Gjika, në këtë proces penal, akuzohej nga Prokuroria e Vlorës për katër akuza, ku përfshihes­hin "Falsifikim i dokumentev­e zyrtare", "Shpërdorim detyre", "Ndërtim i paligjshëm" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Në Gjykatën e Shkallës së Parë, prokurori Albert Kuliçi kërkoi dënimin me 8 vite burg për Gjikën, ndërsa Gjykata vendosi ta shpallë ish- kryebashki­akun fajtor duke e dënuar me 4 vite burg. Por, ky dënim u konvertua në dy vite shërbim prove, duke bërë që ish- zyrtari t'i shpëtonte burgut. Pavarësish­t kësaj, Shpëtim Gjika e apeloi vendimin duke kërkuar pafajësi. Pikërisht në vendimin e marrë të hënën e kësaj jave, Gjika shpallet i pafajshëm për të katër akuzat. Ishkryetar­i i Bashkisë së Vlorës doli para gjykatës bashkë me tre per- sona të tjerë, Doriana Sulaj, Ridvan Mersinaj dhe biznesmeni Artur Haxhi. Përveç Gjikës, pafajësi ka fituar dhe ish- shefja e Urbanistik­ës në Bashkinë e Vlorës, Doriana Sulaj ( Behari). I përfshirë në këtë çështje, biznesmeni Artur Haxhi, pronar i subjektit ndërtues "Turi& MZB", është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikim­it të dokumentev­e zyrtare më shumë se një herë. I fajshëm për akuzën e falsifikim­it të dokumentev­e është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me një vit burg të konvertuar­a në dy vite shërbim prove. Akuzat kanë të bëjmë me ndërtimin e një pallati 11- katësh në qytetin bregdetar. Hetimet ndaj Gjikës për shpërdorim detyre nisën në vitin 2014, ndërsa arrestimi i tij erdhi në shkurt të vitit 2015.

 ??  ?? Shpëtim Gjika
Shpëtim Gjika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania