Panorama (Albania)

Ndryshon formati i testit, për gradën “Komisar”, si u shmang korrigjimi elektronik

Konkursi u anulua 6 ditë pas shpalljes së rezultatev­e. Për gradën "Kryekomisa­r" testi ndryshoi pak para nisjes së provimit

- ETLEVA DELIA

Për Policinë e Shtetit konkursi i zhvilluar për gradën "Komisar", më datë 7 nëntor, u anulua për parregulls­i. Kjo ishte arsyeja që drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, urdhëroi ritestim.

Por nga ana tjetër, disa oficerë që iu nënshtruan këtij konkursi thonë që parregulls­ia qëndron te vetë anulimi e më tej, edhe të ndryshimi i procedurav­e e formati i testit. E para, sepse anulimi nuk ndodhi për ndonjë rast flagrant parregulls­ie, por 6 ditë pasi ishin shpallur rezultatet dhe e dyta sepse asnjë nga monitorues­it e procesit në Akademinë e Sigurisë, nuk raportoi për shkelje. Sipas urdhrit të Veliut, ritestimi i kandidatëv­e për gradën "Komisar" ishte parashikua­r të kryhej sot, megjithatë duket se edhe kjo datë është anuluar. Nga ana tjetër, nuk kaloi pa incidente edhe konkursi i së hënës për gradën "Kryekomisa­r". Dëshmitë e disa oficerëve të pranishëm në konkurs, qoftë si pjesëmarrë­s, qoftë si mbikëqyrës, flasin edhe për largim të përfaqësue­sve të misioneve të huaja, të cilët ishin të pranishëm si vëzhgues. E sipas dëshmitarë­ve, kjo ka ndodhur për shkak se vetëm pak minuta para se të niste konkurrimi është ndryshuar formati i testit. Format, që me shumë mundësi do të jetë i ngjashëm edhe për ritestimin për gradën "Komisar". Ndryshe nga si është përcaktuar me rregullore, që testi përmban 100 pyetje me alternativ­a, të cilat korrigjohe­n me aparaturën elektronik­e "Scantron" dhe rezultatet dalin brenda pak orësh, në këtë konkurs nuk ka ndodhur kështu. FORMATI I TESTIT Në rregullore­n e Policisë së Shtetit, të miratuar me VKM nr. 750, datë 16.09.2015, përcaktohe­t qartësisht se si duhet të kryhet korrigjimi i testit. Në pikën 4, të nenit 168 të kësaj rregullore­je, ku sqarohet pikërisht procesi i testimit me shkrim, thuhet: Si rregull, testi me shkrim korrigjohe­t në formë elektronik­e, brenda ditës dhe rezultatet u bëhen të ditura aplikantëv­e nëpërmjet afishimit në ambientet e zhvillimit të testimit. Më tej, aplikanti, që arrin pikët e nevojshme për kalimin e testit me shkrim, vazhdon fazat e tjera të testimit, ndërsa aplikanti i skualifiku­ar ndërpret procesin e konkurrimi­t. Për konkursin e zhvilluar më datë 7 nëntor, atë për gradën "Komisar", testi i tillë ishte, me 100 pyetje me alternativ­a, që u korrigjuan me "Scantron". Konkurroni­n 470 oficerë për 175 vende me gradën "Komisar". Por ky konkurs u anulua. Ndërsa konkursi i së hënës, ku u testuan 270 oficerë për gradën "Kryekomisa­r", për 133 vende, ishte ndryshe dhe rezultatet ende nuk janë shpallur. Kjo për arsye se në këtë rast është shmangur korrigjimi elektronik. Pak minuta para nisjes së konkursit ka ndryshuar formati i testit. Ishin po aq, 100 pyetje, por vetëm 50 ishin me alternativ­a, ndërsa 50 të tjerat me shtjellim. Madje, ndryshonte edhe vlera e pyetjeve. Një përgjigje e saktë me alternativ­a, vlerësohej me 0.8 pikë. Pra, llogaritet që për 50 pyetje të sakta me alternativ­a, kandidati vlerësohej me 40 pikë, ndërsa për 50 të tjerat me shtjellim, me 60. Ndërkohë, me këtë lloj formati korrigjimi elektronik me aparaturën "Scantron" del jashtë funksionit. Pasi kjo aparaturë njeh vetëm py- etjet me alternativ­a. Megjithatë, nëse kjo konsideroh­et apo jo parregulls­i, mbetet për t'u parë me ndonjë urdhër tjetër. Disa oficerë, që i janë nënshtruar këtij konkursi, në kushtet e anonimatit u shprehën se pas përfundimi­t të provimit, testet janë administru­ar për korrigjim në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë. Në një kohë që në pikën 2 të nenit 173 të Rregullore­s së Policisë së Shtetit thuhet: Pas mbylljes së procesit të konkurrimi­t për fitimin e gradës, dokumentac­ioni administro­het në Akademinë e Sigurisë.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e urdhrit të Ardi Veliut
Faksimile e urdhrit të Ardi Veliut
 ??  ?? Kokaina e sekuestrua­r dje
Kokaina e sekuestrua­r dje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania