Panorama (Albania)

Ymeri: Leximi, rënie drastike, shifrat e INSTAT si të Shoqatës së Botuesve

“Kemi arritur në rezultate të ngjashme me INSTAT. Rreth 1 milion shqiptarë s’kanë le xuar asnjë libër në një vit”

-

“Leximi ka rënë në mënyrë drastike. Rezultatet e INSTAT, që 1 milion shqiptarë nuk kanë lexuar gjatë vitit të kaluar asnjë libër, përputhen dhe me rezultatin e anketimeve të bëra nga Shoqata e Botuesve”.

Kështu u shpreh dje, në ceremoninë e hapjes së edicionit të 21- të Panairit të Librit, i cili prej vitesh tashmë zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri. Nisur nga këto rezultat, edhe tema që do të përfshijë ditët e Panairit do të jetë pikërisht “Sfidat e leximit”. “Tema e këtij panairi është leximi. Ndoshta edhe të shtyrë nga diskutimet e shumta, që janë bërë pas anketimeve të INSTAT dhe Shoqatës së Botuesve Shqiptarë për rënien drastike të leximit. Ju e dini konkluzion­in e INSTAT se rreth 1 milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër në kuadër të një viti. Ky rezultat i anketimit të INSTAT ka shkuar pak a shumë në të njëjtën vijë edhe me rezultatet e anketimeve që kemi bërë ne, me një tjetër metodologj­i. Leximi ka rënë në mënyrë drastike dhe arsyet janë të shumta, sociale, ekonomike, psikologji­ke apo arsimore. Prandaj, kemi zgjedhur këtë temë dhe në valën e kësaj teme ka edhe shumë aktivitete që lidhen me leximin”, tha Ymeri. Në praninë e botuesve, shkrimtarë­ve e përkthyesv­e të pranishëm në ceremoni, Ymeri bëri thirrje për bashkëpuni­m të të gjitha institucio­neve për të dalë nga kriza e leximit. Ai përmendi disa nisma pozitive të ndërmarra nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit për nxitjen e leximit, por edhe për pasurimin e biblioteka­ve publike. “Është detyrë e shtetit t’u sigurojë të rinjve libra në biblioteka­t publike. Prej vitit 2012 nuk ka pasur asnjë pasurim të biblioteka­ve të shkollave. Këtë vit po shohim disa lëvizje”, tha Ymeri. “Ministria e Kulturës ka një pikëvështr­im të qartë për punët me librit, por ne theksojmë që duhet punuar akoma më shumë për rritjen e buxheteve dhe përqendrim­in e tyre, qofshin edhe ato lokale, për biblioteka­t provincial­e sidomos. Një detyrim i Ministrisë së Kulturës është që së bashku me ne të këmbënguli­m për të ulur në minimumin e vendeve europiane TVSH mbi librin, e cila është anormale dhe shumë e lartë. Kërkojmë që të jetë në kufirin 4- 6 % dhe me cikël të mbyllur”, u shpreh kryetari i Shoqatës së Botuesve, duke iu rikthyer edhe një herë një problemi të kahershëm që shqetëson botuesit, që është TVSH- ja mbi librin, që vazhdon të jetë në masën 20%”. Në vijim të temës mbi leximin, sot Shoqata e Botuesve Shqiptarë do të organizojë konferencë­n “Sfidat e leximit sot! Çfarë lexojnë të rinjtë në Shqipëri?”, në një panel diskutimi me botues, shkrimtarë, përfaqësue­s të institucio­neve të kulturës dhe arsimit, mësues, punonjës të biblioteka­ve, përkthyes etj. për të shkëmbyer mendime rreth promovimit të leximit dhe edukimit të lexuesve, fëmijë dhe të rinj. Edhe këtë vit, në Panairin e Librit marrin pjesë të njëjtat shtëpi botuese, duke përfshirë edhe disa të reja nga Maqedonia e Mali i Zi, institucio­ne të angazhuara me botimin e librit, organizata jofitimpru­rëse që merren me librin, ambasada të huaja, por edhe librari, madje edhe ato që funksionoj­në virtualish­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania